Reagim nga SHVL-UÇK – Shkup

0
768

Tanusha

Deklaratat kërcënuese të gjeneralëve maqedonas që kanë humbur një herë luftën, nuk janë për t’u marrë seriozisht e madje janë qesharake.
Mllefet dhe frustrimet personale nga dështimi i tyre në jetë, karrierë dhe politikë nuk mund t’i shfryjnë mbi shqiptarët.
Pikërisht sepse shqiptarët janë bërë pre e mllefit shovinist të këtij gjenerali dhe të sojit të tyre, Shoqata e Veteranëve të Luftës rikujton se është përherë këtu për t’u vënë në mbrojtje të tyre, sa herë të ketë nevojë.
Ushtria Çlirimtare Kombëtare është dëshmuar ushtarakisht në luftën e vitit 2001, kurse sot në paqe dëshmohet politikisht e njerëzisht.
Kërcënimet për shfarosje tregojnë dhimbjen e gjeneralëve që në vitin 2001 humbën katastrofalisht dhe u tërhoqën kokulur nga frontet e luftës.

Shkup, 26 shkurt 2015

SHVL-UÇK-ë,
Xhemal Selimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu