Reagim – OVL – UÇK- së Dega në Pejë

0
730

EULEX-i është ftuar dhe ka marre të drejtën e qëndrimit në Kosovë jo për të kryer veprimtari e cila është antiligjore dhe tejet e dëmshme për raportet shoqërore dhe zhvillimet demokratike, por për të ndihmuar pikërisht demokracinë në këtë vend të trazuar nga luftërat e gjata shekullore të Kosovës.

Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së është tejet e tronditur me veprimet e një anshme dhe aspak ligjore te EULEX-it  kundruall luftëtarëve të lirisë dhe vetë UÇK-së Arrestimi i mbrëmshëm i Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit, Jahir Demakut, Zeqir Demakut, Hysni Thaçit dhe Avni Zabelit ,është edhe një hapë para në drejtim të njollosjes së vlerave të UÇK-së te luftës për liri dhe pavarësi të bërë në shekullin e kaluar.

Ishim ne UÇK, që tronditëm themelet e një fashizmi terrorist Serb në Ballkan, i cili vazhdimisht përkrahej nga forcat reaksionare te  Moskës  dhe miqtë tjerë , që i sjellën paqe në këtë vend të botes dhe jeni ju  EULEX, që po shkatërroni këto vlera dhe që po barazoni luftën e drejtë te UÇK-se dhe atë të pa drejtë fashiste Serbe.

EULEX-i është këtu në Kosovë për të ruajtur paqen dhe ruajtur demokracinë , zhvillimet liridashëse, e jo për të ndihmuar shovinizmin serb të udhëhequr nga qeveria e Beogradit e cila është përgjegjëse për vrasjen  e 20.000 shqiptarëve në Kosovë gjate viteve  te 90 si dhe shkatërrimin e qindra e mjera objekteve kulturore artistike edukative fetare dhe te vendbanimeve te banoreve te popullit shqiptare ne Kosovë.

 

 

EULEX-i  e dine mirë se edhe 2000 shqiptare janë te pa gjetur ne Serbi. Kur kësaj ja shtojmë demet te mëdha financiare të shkaktuara gjate luftës dhe dëbimin e mbi 1 milion shqiptareve nga trojet e tyre stërgjyshore shekullore shihet qartë dhe prerë Gjenocidi serbomadh ne Kosovë.

EULEX po të drejtohemi duke të thëne ndale dorën e burgosjes të shqiptarëve liridashës; trajtoj të gjithë njëjte !  ku janë kriminelet Serb ; çfarë keni bërë me ta; pse i përdheleni dhe kërkoni dhe ti rehabilitojmë ?  a është kjo drejtësi !

Ka ardhur  koha qe ata qe dëshirojnë te baltosin luftën tone te pastër, te ndalen me te gjitha mënyrat e mundshme,dhe institucionet e Kosovës te ngritin  zërin dhe të kërkojë që këtij misioni ti ndërpritet mandati dhe prokurori Salustro të shpallet person nongrata  .

Kthejuni demokracisë Lirisë dhe Barazisë.

Kjo ju garanton të ardhmen në Kosovë. Përndryshe larg nga Kosova.

 

Prishtinë me 1 Qershor 2013

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu