Reagoin Familjaret e te Paraburgosurve në rastin e Kumanoves

0
750

Gjykimi i Grupit Kumanova

Ne familjarët e te paraburgusurve të rastit të Kumanovës jemi tejet të shqetesuar dhe indinjuar me sjelljet brutale të policise speciale Maqedone ndaj djemve tanë, gjatë transportit nga burgjet për në gjykate dhe anasjelltas.

Kërkojmë urgjentishte të merren masa ndëshkuese ndaj policise dhe te ndiqen penalalishte per shkeljet e te drejtave te burgusurve. Ne kemi qene me heret ne takim zyrtar me ministrin e drejtesisë se Maqedonise Adnan Jashari i cili na ka garantuar qe nga dita kur ata jane vendosur ne burgje, se nuk do kete më dhune fizike te paktën ndaj tyre, por që në seancen e pare janë torturuar fizikishte dhe psiqikishtë. Keshilli familjar kerkon nga institucionet e Kosoves qe te ngrisin zerin kundrejte pushtetit maqedon dhe t’i kerkoje llogari per torturat qe u po u bëhen qytetareve te saj edhe 7 muaj pas arrestimit,duke mosrespektuar konventat nderkombetare qe i mbrojnë te drejtat e te burgusurve. E vetmja alternative per te vazhduar seancat e tjera gjygjësore, mbetet qe njerzit tanë te shkojne ne seanca me percjellje te ndërkombëtarëve.Gjithashtu kerkojme nga organizatat nderkombetare si OSBE, Kryqi I kuq dhe Avokati I Popullit te bëjnë hetim te menjehershëm per kete rast dhe te monitorojne te gjitha seancat gjygjesore ne te ardhmen! Njekohesishte nga faktori politik shqiptar ne Maqedoni kerkojme qe te denoje keto sjellje te pushtetit kriminal ne Maqedoni. Ne familjaret paralajmërojmë se, nëse shkelen te drejtat e te burgusurve te rastit te Kumanoves edhe njëherë nuk do rrim duarkryq, sepse nuk kemi familjarë per te humbur.

Prishtine, 11 Dhjetor 2015

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu