Reagon Ermira Mehmeti

1
952

Ermira

REAGIM

Lidhur me votimin ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes

Nuk desha te reagoj lidhur me sulmet e uleta qe perseri jane drejtuar kunder meje, por, per shkak se u kaluan kufijte, po them dhe une te verteteten time.

E para e punes, une nuk jam shefe e delegacionit te Maqedonise dhe as nuk e caktoj une kohezgjatjen e qendrimit atje.

E dyta e punes, kur kam arritur une ne Strazbur, delegacioni i Kosoves i cili ka vetem status mysafiri dhe asnje te drejte per pjesemarrje ne punimet e Asamblese, ka qene ne pozite teresisht te pafavorshme per sa i perket draft rezolutes. Ishte puna dhe lobimi im, qe siguroi mbeshtetjen me te madhe te delegacioneve nder me kryesoret, perfshire Gjermanine dhe Britanine e Madhe, te cilet, duke firmosur amandamentet e pales kosovare, ne fakt, arriten te ndryshonin atmosferen ne favor te Kosoves. Mes tjerash, ketu do permendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me Ministrin e Jashtem te Turqise, z. Mevlut Causoglu, i cili me ka garantuar mbeshtetjen e plote te Delegacionit Turk ne Asamble. Kam komunikuar disa here me njerin nga deputetet me me ndikim ne Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa eshte bindur dhe ai per te firmosur amandamentet kosovare. Per punen dhe angazhimin tim personal, pertej ingerencave te mia por vetem si shqiptare, mund te pyesni jo vetem Nenkryetarin e Parlamentit te Kosoves dhe Shef i delegacionit ne Keshillin e Europes, z. Xhavit Haliti, por edhe cilindo qofte anetar te Delegacionit, ose edhe Shefin e Misionit te Kosoves ne Strazbur, Sh. T. Z.Edon Cana.

Se treti, eshte e vertete se kam mundur te ndryshoj bileten e kthimit tim ne Shkup, por eshte poashtu e vertete se kjo kerkese nuk me eshte parashtruar ne asnje moment nga askush, as nga Delegacioni i Shqiperise dhe as nga ai i Kosoves. Natyrisht se, po qe se do te parashtrohej kjo kerkese ose mundesi, ne nivel politik do te rregullohej edhe me Shefin e delegacionit tim. Per fat te keq, kete nuk e kerkoi askush.

Ne fund, une, per fat te keq, nuk e kam standartin e disa politikaneve shqiptare, ish ministra e zyrtare te tjere te shtetit, qe te mund t’i lejoj vetes qe me shpenzime private te paguaj bileta aeroplani. Kjo mbase eshte dobesia ime qe vazhdoj te jetoj vetem nga rroga e deputetit dhe vazhdoj te mos kem asnje biznes privat, te mos kontrolloj asnje tender, dhe qe refuzoj te korruptohem.

E kuptoj qe logjika e ketyre politikaneve milionere qe po bejne estraden eshte e thjeshte dhe perhere bazohet ne kalkulime matematikore me nga pese e me shume zero, por edukata ime nuk ka qene dhe kurre nuk do te jete e tille. Ceshtja kombetare, megjithate, lengon nga politikanet e korruptuar e fjale bukur, jo nga politikanet qe mundohen me dije dhe ndershmeri te ecin proceset perpara.

Me respekt,

Ermira Mehmeti

1 Koment

  1. Ermira, pse veprove me kaq pabesi!‎
    Shkruanë:Sejdi Veseli

    Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e ‎Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë ‎populli, ti je një e shitur për denar dhe privilegje te shefi juaj, në të cilin personifikohet ‎një sllavomaqedonas dhe sllavofil, me mentalitet mesjetar, thënë troç një urrejtës ‎ekstrem i shqiptarëve.‎
    Si e tillë çfarë u ri dëshmove-arsyen e di ti më së miri- duke i dhenë një thikë pas shpine ‎Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundër shqiptar, se gjoja askush nuk ‎paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë me asgjë tjetër pos me dërdëllitjet e një putane ‎të mjerë. Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të ‎Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm ‎për të kompensuar shpenzimet e buletës se fluturimit…), kjo mund të cilësohet ndryshe ‎pos një sjellje prej tradhtares, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse ‎jo, edhe për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në përgjithësi.‎
    Arsyetimi jot se gjoja buxheti jot financiar nuk paska pas mundësi të mbulojë ‎shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një buletë fluturim, dhe për çka se për një ‎çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin ten prej një mercenareje, Me ‎siguri e vetëdijshme, se mercenarja për lek është në gjendje të bëjë gjithçka!!!‎
    Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhen e të cili shërbehesh se ‎kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më ‎mirë… Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritor që në Luginën e Vardarit, ‎vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ‎ata si ti dhe mostrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!‎
    Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovës, pa marrë ‎parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë ke dhënë një votë ‎pro, amendamenteve të parashtruara nga pala serbijane, për kthimin e Serbisë dhe ‎UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosja e pavarësisë …!‎
    Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke ‎përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë si do të arsyetohesh para gjeneratave, ‎në rend të parë para familjes tënde. Mos harro, populli jonë thotë: “Kush hanë m.. në ‎kohë të vështira i vije era në kohë të mira.”‎
    Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!‎
    ‎06 02 2016‎
    Prishtinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu