Reagon familja e ish-komunistit Sinan Hasanit: Nuk Lejojmë njollosjen e kësaj figure

0
629

Sinan Qeni

Pas kundërshtimit të veteranëve të UÇK-së që një rruge në Pozheran t’i lihet emri i Sinan Hasanit, kanë reaguar pasardhësit e tij.

Në një reagim të shpërndarë medieve nga avokati Shemsedin Pira në emër të familjes së Sinan Hasanit, pasardhësit e ish-politikanit kosovar deklarojnë se janë të zhgënjyer “me disa paraqitje fëminore rreth figurës së Sinan Hasanit që lidhet me emërtimin e një rrugë në Pozheran të Vitisë, ku ditëve të fundit reagoi Shoqata e Veteranëve të Luftës”.

BIRN-i shkroi më 3 korrik se veteranët e UÇK-së janë kundër që një rrugeje në Pozheran të Vitisë, fshatin e lindjes së ish-Presidentit për një vit të Jugosllavisë t’i lihet emri i Sinan Hasanit.

Një zyrtar i Komunës së Vitisë i tha atë ditë BIRN-it se asambleja e kësaj komune ka miratuar vitin e ekaluar emërimin e kësaj rrugeje me emrin e Sinan Hasanit, ndërsa edhe kryetari i Këshillit të fshatit Pozheran tha se ka mbështetje të bashkëfshatarëve për këtë emërim.

Sinan Qeni
Sinan Hasani, njihet si figur projugosllave

Por Ahmet Daku, kryetar i veteranëve të luftës të UÇK-së për rajonin e Gjilanit tha se roli i Sinan Hasanit në ish-sistemin jugosllav nuk është i qartë dhe duhet të studiohet nga historianë shqiptarë.

“Ai ishte presidenti i rreth 24 milionë banorëve të ish-Jugosllavisë. Sinan Hasani do të mbetet gjithmonë një figurë e kontestuar për ne, derisa veprimtaria e tij e asaj kohe të bëhet e ditur për publikun,” tha Daku për BIRN-in.

Studime për rolin e Hasanit kërkoi në reagim edhe familja e tij.

“Sinan Hasani mbetet të studiohet nga historianë eminentë, ata që vërtet e kanë mision zbardhjen e historisë dhe guximin e madh për ta thënë gjithmonë të vërtetën. Të gjithë ata që dyshojnë në aktivitetin dhe veprimtarin e Sinan Hasanit duhet të kenë guxim, kurajo dhe përkushtim që të shfletojnë arkivat e Shkupit, Tiranës, Stambollit,… për ta kuptuar rolin tejet konstruktiv që ka luajtur Sinan Hasani,” thuhet në reagimin e familjes.

Hasani ishte kryetar i Jugosllavisë nga maji i vitit 1986 deri në majin e 1987-ës, dhe njihet si figur pro Jugosllave dhe kritikuaes i madh i Demostratave të vitit 1981 qe i hapen rruge shkatrimit të Jugosllavise dhe Krijimit të Shtetit të Kosovës.

“I sugjeroj gjeneratave të reja, pse jo edhe veteranëve të luftës dhe Këshillit të fshatit që të mos bien nën ndikimin e etheve ditore. Sinan Hasani ka qenë kalibër për kohën e vet, ka qenë politikan me një pedigre që rrallëkush ka mundur ta gëzojë në atë sistem. Nuk është dorëzuar as para furtunave më të fuqishme dhe nuk do të dorëzohet as tani pas vdekjes,” vijon reagimi i familjes së Hasanit kundër kundërshtuesve të emërimit të rrugës me emrin e tij.

Familja thotë se do të veprojë institucionalisht për këtë emërtim.

“Neve si familjarë vetëm na mbetet që të ndjekim rrugët institucionale për të ardhur deri tek emërtimi, por edhe nuk do të lejojmë që dikush ta njollos figurën e Sinan Hasanit,” përfundon reagimi.

Sipas Naim Pirës, kreut të asamblesë komunale të Vitisë të gjithë emrat e miratuar të rrugëve të kësaj komune pritet të vendosen në fund të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu