Reagon personi që u dënua nga Gjykata zvicerane për shkak se e lidhi Pacollin me vrasjen e Gërvallajve

0
36

Kryetari i AKR-së, Behjget Pacolli, dje njoftoi se Gjykata zvicerane ka dënuar një person me emrin Fatmir Brajshori, për shkak se ky i fundit ka lidhur emrin e Pacollit me vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Sot, ky person ka zbardhur detaje lidhur me këtë ngjarje.

Brajshori tha se nuk ka dëshmi bardh e zi për t’i vënë në tavolinë, e sikur t’i kishte patjetër që Pacolli do të arrestohej. Por, ai tha se lidhur me këtë cështje ka shkruar në bazë të asaj se “ku ka tym del edhe flakë”.

“Unë nuk kam dëshmi bardh e zi për t‘i vënë në tavolinë sepse po t‘i kisha unë ose dikush tjetër Ju do të duhej që tani të jepni urdhër për arrestimin e zotëriut në fjalë!”, shkruan Brajshori.

“Ky dokument ishte shtytës që unë të shkruaja dhe të konstatoja që ku „ ka tym ka edhe flakë”, ka thënë Brajshori.

Tutje, Brajshori ka akuzuar se Pacolli përmes njoftimi të djeshëm, ka shkelur privatësinë e familjes së tij. Por, sipas tij, këto cështje do të procedohen varësisht si rregullohen me ligj.

Pacolli dje ka thënë se Gjykata Penale e Cyrihut e ka dënuar sot Fatmir Brajshorin, që thotë se e kishte lidhur emrin e tij me vrasjen e vëllezërve Gërvalla.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=6984737764929533&set=a.513040112099363&type=3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu