Reagon Shpend Ahmeti, tregon familjarët e punësuar të LDK-së

0
691

Shpendi

Pas akuzave të Grupit të Asambleistëve të LDK-së, të cilët deklaruan se në Komunën e Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti po instalon sistem dictatorial ka reaguar menjëherë i pari i kryqytetit.

Ahmeti thotë se LDK-ja reagon sa herë që iu preken interest familjare, duke përmendur punësime të familjarëve të udhëheqeësve të Lidhjes Demokratike në komunën e Prishtinës.
Lexojeni të plotë reagimin e Ahmetit

Grupi i Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës paska thënë se ne po instalojmë sistem diktatorial në Prishtinë duke ju referuar vendimeve për ndryshimet në bordin e Ndërmarrjes Publike Banesore.

Kjo ndërmarrje ka në pronë qindra lokale në Prishtinë prej të cilave mbledh qera.
Por ajo çka nuk e tregon grupi, dhe arsyeja e reagimit të ashpër të tyre janë këto:
Në ndërmarrje, drejtor është Sabedin Haxhiu, motra e të cilit është e martuar me vëllaun e Isa Mustafës. Vajza e motrës së tij dhe vëllaut të Isa Mustafës është e punësuar aty.
Shef i rentës (qërasë) në ndërmarrje është Ilmi Beqiri, vëllau i Ismet Beqirit.
Vajza e Halim Halimit, kryesuesit të Kuvendit Komunal punon aty. Në kohën kur është punësuar ajo, Halim Halimi ka qenë aksionar në këtë ndërmarrje. Tre djemtë e motrës së tij punojnë në komunë.
Deri vonë, bahskëshortja e Sami Hamitit ka qenë zyrtare kryesore e financave.
Ismet Beqiri e ka marr banesën nga komuna 120 metra katrorë të ndërtuar nga kjo ndërmarrje.
Këto i kemi gjet nga jashtë.
Prandaj, ky grup reagon kur ju preken interesat familjare, e ndryshimet në Ndërmarrjet Komunale patjetër se do ti prekin interesat familjare sepse në këto ndërmarrje ka qenë trung familjar.
Ne nuk do të ndalemi me reforma, posaqërisht kur luftojmë për drejtësi e kundër korrupcionit. Vetëm kërkojmë falje nga qytetarët që na është duhur më shumë kohë ti kuptojmë lidhjet familjare dhe sabotimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu