Reagon Shpend Ahmeti

0
697

Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj akuzave, që sipas tij po i bëhen lidhur me heqjen e posterit gjigant të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas tij, e tëra kjo është propagandë e poshtër një ditë para protestës dhe para rritjes së opozitës.

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:

“Shpendi ndal festen”, “Shpendi heq Rugoven” jane krejt pjese e propagandes se poshter nje dite para protestes dhe para rritjes së opozites.

Edhe kjo e fundit me posterin e Rugovës është manipulim i pastër, e për më keq manipulim i pushtetit në fundosje me figuren e presidentit Rugova. Kur dikush hyn në shesh me kran dhe fillon heqjen natyrisht që inspektorati i Komunes se Prishtines do të pyes se çka po bëjnë dhe do ta evidentoj rastin sepse komuna është përgjegjëse për hapësirat publike. Çka i kushton qeverisë me punu sipas ligjit për një poster. Apo janë mësuar të punojnë pa leje.
Posteri është vendosur!
Mjaft me këtë propagandë të poshtër. Mos manipuloni me figura e ndjenja!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu