Reagon Vetëvendosje!: dy partitë në pushtet kanë instrumentalizuar edhe Policinë e Kosovës!

0
765

VV

Ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit të drejtorit për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, lidhur me rastin për të cilin u akuzua sot.

Sipas Vetëvendosjes, “me këtë akt, dëshmohet edhe njëherë instrumentalizimi i Policisë së Kosovës për interesa të politikave ditore të partive në pushtet, që arrestojnë kësisoj njeriun i cili po e lufton krimin urbanistik në Komunën e Prishtinës, krim ky tradicional përgjatë 15 viteve të udhëheqjes së LDK-së me këtë Komunë”.
“Për më tepër, arrestimi i Drejtorit Liburn Aliu i del në mbrojtje provokatorëve të cilët për interesat e tyre të ngushta personale e partiake, duan që krimi urbanistik të vazhdohet edhe më tutje në Komunën e Prishtinës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Lëvizja i bën thirrje Policisë së Kosovës që ta lirojë menjëherë drejtorin Aliu, dhe që bashkë me gjykatat t’i hetojnë dhe t’i arrestojnë sa më parë të gjithë të përfshirët nëpër dosjet që tashmë Liburn Aliu i ka dorëzuar para organeve kompetente, dhe që lidhen direkt me kaosin urbanistik të cilin po e lufton ai.
“Luftën ndaj krimit urbanistik në Komunën e Prishtinës, nuk mund ta ndal më askush”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu