Reagon Xhezair Shaqiri, Komandant “Hoxha”

0
772

hoxha

Ish komandanti i UÇKombëtare Xhezair Shaqiri Hoxha, në një deklaratë për gazetën “Lajm” e kritikon paraqitjen e të ashtuquajturës Garda e Iliridës.

Ai madje haptazi shpreh dyshime se paraqitja e “GRI” mund të shërbejë si alibi për ‘palën antishqiptare’ që të dëmtojë shqiptarët.

” Mua po më duket puna e “GRI” më tepër betejë interneti me disa provokime të ulëta në terren vetëm për t’i dhënë shkak palës antishqiptare që të realizojë edhe më shumë sulme ndaj banorëve shqiptarë të RM-së. Shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të marrin veprime të tilla sepse Sasho Mijallkovi e pret këtë shkak për t’i gjunjëzuar shqiptarët e maqedonisë. Faktori politik shqiptarë në maqedoni, kosovë dhe shqipëri në koordinim me faktorin ndërkombëtarë duhet ç’mos të bëjnë në mënyrë demokratike ta parandalojnë këtë politikë antishqiptare me ofenziva të njëpasnjëshme”, deklaroi për , Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu