Refuzimi i vazhdueshëm i Veliut për bashkëqeverisje me Kurtin

0
196
Refuzimi i vazhdueshëm i Veliut për bashkëqeverisje me Kurtin

Që nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është shprehur skeptik rreth bashkëpunimit me Vetëvendosjen, shkruan Insajderi.

Se ka njerëz brenda LDK-së që nuk e duan koalicionin me VV ka treguar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një video amatore.

Në mesin e tyre duket se është edhe njëri nga figurat qendrore të LDK-së, Agim Veliu. Qëndrimet e tij kundër koalicionit ai ka filluar t`i shprehë që nga 11 tetori i 2019-ës. Këtë ditë Veliu pati thënë se për shkak dallimit që këto dy partitë kanë në programe, dyshon në arritjen e një marrëveshje me partinë e Kurtit.

Por, sa herë pas datës 11 tetor nënkryetari i LDK-së u shpreh kundër kësaj marrëveshje, ndiqni storien në vazhdim.

Edhe pas tre muajsh bisedime, marrëveshja ende nuk është afër. Asgjë në këtë drejtim nuk ndodhi as në takimin e fundit mes krerëve të dy partive, që u mbajt mbrëmë (27 janar).

E vetmja gjë për të cilën u pajtuan ishte të takohen përsëri sot, ku të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it.

Përderisa, Agim Veliu është shprehur se ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes pjesëmarrja e ambasadorëve të QUN-it në takim e radhës, ndryshe është shprehur nënkryetarja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani.

Se LDK është ndarë në dy grupe vërehet edhe në deklaratat e vet zyrtarëve më të rëndësishëm të kësaj partie. Disa duan koalicion me VV e disa të tjerë, siç është Veliu në këtë rast nuk duan koalicion me VV-në e Albin Kurtit.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë si parti e dytë nga zgjedhjet e 6 tetorit, me një rezultat të ngushtë me partinë e parë, VV-në e Albin Kurtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu