Refuzohen mbi 8 mijë veteran, nga e mërkura publikohen listat

0
663

Qeku dhe Fazliu

Nga dita e mërkure Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, do të nis publikimin e listave ku do të bëjë njohjen e secilit status të dëshmorit, invalidit të luftës, veteranit dhe të internuarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të UÇK-së.

Në këtë listë ku priten të rregullohen shumë manipulime, të cilat pretendohen se janë bërë deri më tani në emër të vlerave të luftës.

Në këto lista, sipas kryetarit të këtij komisioni qeveritar Agim Çeku, deri më tani nga 66 mijë e 500 aplikacione sa janë mbledhur janë trajtuar gjithsej 65 mijë prej të cilave 8 mijë e 467 janë refuzuar derisa janë njohur 23 mijë e 609 veteranë luftëtarë.

Çeku i ka bërë të ditur këto të dhëna gjatë një konference që pati për media ditën e sotme. Për këtë vit buxheti për veteranët është paraparë të jetë 24 milionë euro. Nga 23 mijë e 609 veteranë luftëtarë pritet që pensione të marrin 11 mijë prej tyre të cilët nuk kanë marrëdhënie pune e paga e tyre nuk do të jetë më e vogël se paga minimale në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu