“Rehabilitimi i Zogut, kundër interesit kombëtar, i ka bërë 100 të zeza kombit”

0
831

Adem Demaçi vlerëson se Bashkimit Kombëtar po keqpërdoret për qëllime elektorale, pasi “që të dyja (forcat politike kryesore në Shqipëri) e kanë çështjen e pushtetit në rend të parë pastaj nëse mbetet gjë kanë interesin kombëtar”. Ai kritikon Berishën për “pastrimin” e figurës së Zogut duke thënë se e ka bërë këtë gjë për të fituar disa vota nga qarqe “zogiste” në SHBA.

“Nuk është në interesin kombëtar ta rehabilitosh Zogun i cili ka bërë 100 të zeza kundër kombit të vet” pasi ai thotë Demaçi ai vrau atdhetarë të mëdhenj shqiptarë, thotë ai në një intervistë për portalin “LajmiFundit”.

Por pavarësisht kësaj situate, Demaçi thekson se, “bashkimi do të bëhet por a do të bëhet shpejt apo më ngadalë varet shumë nga lojtarët që kemi në skenën politike dhe shpejtësia e vetdijësimit të popullit tone”.

Z.Demaçi Shqipëria prej vitesh vazhdon të karakterizohet nga një klime politike e tensionuar, marrëdhënie problematike mes pozitës dhe opozitës. A i keni ndjekur këto zhvillime dhe çfarë mendoni për to?

I kam ndjekur dhe jam i dëshpëruar shumë. Në fillim, edhe unë kam qenë një lloj simpatizanti i disa njerëzve atje duke mos i njohur fare, duke mos i ditur fare. Duke ju përmbajtur vetëm emrave që kanë patur, jo demokratike etj etj. I kam rënë pishman që jam përzier sepse nuk po i njoh njerëzit. Me kohë u tërhoqa por kam qenë vëzhgues aktiv. Të gjitha këto toka janë atdheu im e të gjitha i dua njësoj. Më ra në hise të luftoj për Kosovën por ne që jemi kombëtarisht të orientuar jemi të mendimit se një Shqipëri e fortë dhe e zhvilluar do të ishte një përkrahje e madhe.

Kur presim të na vijë dikush e të na investojë, të na i ndërtojë rrugët, më mirë do të ishte të vinin kompanitë nga Shqipëria e ta bënin këtë. Edhe do të na kushtonin më lirë, edhe paratë do të mbeteshin brenda nesh. Ose, ne p.sh. u shesim ato pak kapacitete që kemi. Tani do të shitet posta. Ajo nuk punon me humbje por dikush ja ka vënë syrin dhe thotë jo duhet të privatizohet. Sepse kanë abuzuar duke futur në punë ndoshta edhe dyfish njerëz në raport me sa duhen. Siç është Posta është edhe KEK-u, korporata elektroenergjetike e Kosovës. Nuk e gjejnë zgjidhjen siç duhet sepse shkojnë në krye njerëz që janë sipas shijes dhe porosisë së atyre që janë në pushtet. Shitet përshembull Ferronikeli për 28 milion euro, një minierë shumë e pasur me nikel. Një rreth i ngushtë e dise si janë bërë këto punë e se çfarë roli kanë patur në zhvatje. Ai që e ka ngrënë 28 milion euro ka patur llogari edhe 20 milion të tjera tua ndajë sipas roleve që kanë luajtur.

Është shitur fabrika e gypave të mëdhenj në Ferizaj e cila furnizonte botën me gypa, që ka kushtuar 80 milion por është shitur 2.5 milion. Dihet se kush e ka blerë. Ato gjykimet që janë bërë ka dalë puna se kanë fituar kontestin punëtorët e shkretë por atyre nuk jua kthejnë paratë. Pse nuk jua kthejnë? Sepse thonë do të kërkojnë edhe të tjerët. Çfarë arsyetimi bizar, çfarë arsyetimi bizant!! I ke paratë paratë dhe nuk do tua japësh sepse kërkojnë edhe të tjerët. Për ata që janë le tua japin, të tjerët të thonë nuk ka. Punëtorët presin ta marrin 20% nga shitja që u bë. Mora disa shembuj drastik por të tillë ka plot. Janë shitur disa qindra kapacitete dhe askund nuk është parë efekti i privatizimit, që të ketë zhvillim, punësim por të gjitha kanë dështuar. Askush nuk ndalet ta bëjë një analizë e të thotë çfarë është ky lloj privatizimi. Privatizim do të thotë të kesh motiv, të punosh, të përpiqesh, të prodhosh e të shesësh. Mirëpo duhet ta bësh privatizimin siç duhet dhe jo çdo lloj mafiozishkon e blen në emër të njërit e në emër të tjetrit. Kemi probleme të pazgjidhura edhe me Hotel Grandin që ka konteste e nuk dihet se kush ka të drejtë e kush jo thua se janë në Hënë e në Mars e jo në Tokë.

Është ngatërruar politika me drejtësinë, politika me gjyqet, me firmat etj. Gati gjysma e firmave që punojnë këtu nuk paguajnë fare tatim. Tragjedia dhe absurdi më i madh sepse janë firmat gati më të mëdhatë që punojnë në Kosovë dhe nuk paguajnë tatim. Kjo, sepse arrijnë ti blejnë faktorët e ndryshëm politik dhe ata paraqesin një pasqyrë krejt tjetër nga ajo e vërteta. Buxheti i Kosovës mbushet me ato që marrin nga doganat. Edhe atje bëheshin abuzime të ndryshme por tani janë shtrënguar vidat pak. Megjithatë vazhdon prapë dallavere në të gjitha pikat. Ndaj e kemi gjendjen siç e kemi. Insistoj tek politizimi i pushtetit, politizimi dhe ndërhyrja e pushtetit. Shumë media janë të lidhura me politikën, nuk e bëjnë politikën e tyre. Nuk e bëjnë politikën që qytetarin ta mësojnë të mendojë politikisht e tua servirin të vërtetën e kulluar qytetarëve. Nëse një njeri nuk e duan e bojkotojnë, e njollosin, e shajnë, e kapin për bishti, e kapin për fjale e nuk janë objektive.

Gjithçka për ta krijuar një pasqyrë të rreme siç i përshtatet atij që e drejton median. Duan që media të bjerë në pushtet kë të dojë e të rrëzojë kë të dojë. Politizimi ishtetit ka sjellë dëme të mëdha. Kam shpresën tek Evropa dhe kryesisht tek Gjermania pasi ata edhe provimin e dhanë me gjitha këto furtuna financiare duke u mbajtur më së miri. E dhanë provimin se e kanë mundësinë tu prijnë të tjerëve e të na ndihmojnë edhe ne të dalim nga kjo situatë. Të gjitha shtetet e tjera kanë rënë në telashet e veta dhe na kanë harruar neve fare.

Javët e fundit në Shqipëri është intensifikuar përdorimi i tezës së bashkimit kombëtar. Duket se në mënyrë të pashmangshme çështja e Kosovës dhe bashkimit do të jenë brenda gares së ardhshme elektorale ndërsa PS e PD replikojnë edhe për dozat e atdhetarizmit. A ju duket e tepruar kjo situatë?

Unë jam vet irredentist, jam vet me idenë se popullishqiptar e ka të drejtën e Zotit, të drejtën praktike që të bashkohet. Por popullishqiptar është i përçarë me një vetëdije në një nivel jo të mjaftueshëm që ta kuptojë se ku po luhet loja. Ne jemi të ndarë në gjashtë copa. Është tragjedi e madhe që ata që janë në pushtet, në të gjitha hapësirat duke filluar nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, edhe atje në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc harrohet ky fakt dhe përpiqen tia nxjerrin sytë njëri-tjetrit për të hipur apo mbetur në pushtet. Për ta rrëzuar tjetrin apo për të mbetur në pushtet por duke harruar interesin kombëtar. Kjo është një tragjedi që po na ndjek, një tragjedi jo e re e cila po a përsëritet. Kam frikë se me këto lëvizje që po bëhen në emër të bashkimit kombëtar prapë pas tyre qëndron dëshira që me çdo kusht të vihet në pushtet.

Parulla e bashkimit kombëtar është diçka që e pranon çdo shqiptar, nuk ka shqiptar që ta thotë se nuk e do bashkimin kombëtar. Mirëpo, politika është të vepruarit duke patur parasysh me miliarda e miliarda faktorë që veprojnë në shoqëri. Nëse do ti kemi ne parasysh këta faktorë në të cilët gjendemi dhe veprojmë sot, atëherë bashkimi kombëtar do të mund të bëhet. Bashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë, me britma e me piskama. Bashkimi vjen duke u bashkuar së parisecili prej nesh me vetveten. Të gjithë ne e kemi nga një Adem, Gazmend apo Bardhyl që është i poshtër e që thotë të gjithë po vjedhin vjedh edhe ti; të gjithë mashtrojnë mashtro dhe ti. Nëse do të mundet çdokush prej nesh ta mundë atë pjesën e keqe që ka, nëse do mundemi ti tejkalojmë përçarjet e vogla që fillojnë nga familja, fshati, qyteti e krahina, atëherë ky do të jetë integrimi që e garanton integrimin tjetër. Me kë të integrohet Kosova e çintegruar brenda vetes, me kë të integrohet Shqipëria që brenda saj dy palët bëjnë çmos duke mos harruar interesin kombëtar.

Njëra flet për interesin kombëtar por nuk ishte interesi kombëtar të na vinte Janullatosi e të na e merrte kishën të cilën me zor e liruam. Nuk është në interesin kombëtar ta rehabilitosh Zogun i cili ka bërë 100 të zeza kundër kombit të vet. Atëherë kur është dashur tishërbejë kombit ka ikur dhe e ka lënë kombin pa mbrojtje, pa kurrgjë. Çfarë bëri ai që u dashka ta rehabilitojmë? Vrau atdhetarët më të mëdhenj që kishte Shqipëria dhe ti e rehabiliton. Nëse rehabiliton atë atëherë shpalle rehabilitimin e përgjithshëm dhe të gjithë jemi ëngjëj e të mirë. Përse e bëri Sala këtë punë? Për të fituar disa vota të atyre zogistëve, e disa qarqeve të zogistave në Amerikë. Pra, ne tallemi me historinë për interesa politike pragmatike duke harruar përspektivën. Ne duhet ta edukojmë popullin me shembullin e atdhetarëve tanë jo me shembullin e atyre që ishitën interesat e kombit. Mora një shembull me drastik e më të ri por shembuj të tillë ka plot. Bëhet marrëveshja me Greqinë përshembull, i jepen 500 kilometra katrore det të Shqipërisë pa istudiuar mirë sendet por thjesht për ta patur përkrahjen e Greqisë e që ajo të mos na pengojë për tu futur në BE. Duke e shitur tokën tonë do bëhemi pjesë e organizatave të ndryshme evropiane?? Bëhen gabime trashanike.

Pala tjetër thotë ne nuk e përkrahim Salën se pastaj ai do të lavdërohet. Siç u lavdërua se në kohën e tij u bëmë anëtarë të NATO-s, ashtu do të lavdërohet se hymë në Bashkimin Evropian dhe ne atëherë nuk na mbetet me çfarë të lavdërohemi. Në kohën kur duhet të votohen disa ligje që i kërkon Evropa këta thonë jo, e kemi punën e Fierit dhe ajo është më e rëndësishme se puna kombëtare. Me fjalë të tjera, asnjëra palë nuk dallon nga tjetra. Që të dyja e kanë çështjen e pushtetit në rend të parë pastaj nëse mbetet gjë kanë interesin kombëtar. Kjo mua më dëshpëron shumë dhe i dëshpëron të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo krijon tensione të vazhdueshme brenda në Shqipëri. Edhe atje pushteti politizohet, shkojnë zgjidhen ambasadorët, nëpunësit, gradohen e lëvdohen ata që janë të partisë sime. Disa forca që mundohen të lindin atje siç është zoti Topi etj. nuk kanë fuqisepse këto dy të mëdhatë kanë krijuar sistem dhe kanë zënë vakumin. Nuk është e lehtë që këta që e kanë pushtetin për diçka që u premtohet ta lëshojnë atë.

Nuk më pëlqen përshembull që çështja e pasaportave shëndërrohet në një propagandë për të fituar vota atje. Mendoj se çdo shqiptar, siç çdo serb, grek, bullgar, çdo kinez automatikisht me qenien e tij ta ketë pasaportën e shtetit të vet. Kjo pa asnjë lloj diskutimi, pa asnjë lloj lutjeve e interesimi. Çdo njeri ka të drejtë ta ketë një atdhe nëse e do. Nëse nuk do kurrfarë atdheu edhe ai është njeri por ishkretë dhe i mjerë. Shqiptarët duhet ta kenë një çerdhe e strofull që të mund të ketë ku të kthehen. Le të jetë si të jetë por nuk do ti thotë kush shtyu më tutje, mos e fol këtë gjuhë. Kjo duhej të ishte bërë pa zhurmë. Nuk ka patur nevojë tu bihet tupanëve poshtë e përpjetë. Popujt e tjerë nuk bërë zhurmë hiç. Serbët e bëjnë vazhdimisht, bullgarët po, grekët po. Përse ne e ngrejmë botën në këmbë duke bërë zhurmë e që edhe Evropa të thotë shiko ça bëni me pasaportat. Po keqpërdoret parulla e bashkimit kombëtar, ndjenja e dëshira e bashkimit. Unë mendoj se bashkimi do të bëhet por a do të bëhet shpejt apo më ngadalë varet shumë nga lojtarët që kemi në skenën politike dhe shpejtësia e vetdijësimit të popullit tonë të gjorë i cili mundohet të gjendet në këtë farë mjegullnaje politike në gjithë hapësirën shqiptare. Shikoni përshembull në Greqi ku me gjithë problemet financiare vjen era shtet, shkoni në Maqedoni me gjithë problemet e mëdha i vjen era shtet, shkoni në Malin e Zi vjen era shtet. Sapo hyn në hapësirën shqiptare nuk vjen era shtet fare. Të gjitha sendet janë aty, abuzime, ryshfet, korrupsion, hajni, drogë, papunësi, abuzim me çdo mënyrë. Ne vonohemi kështu dhe nuk kemi kohë të vonohemi. Ndërgjegjësimi i popullit do të ishte në gjendje ta ndërgjegjësonte edhe ata q do të vinin në krye të shtetit. Nuk do ti zgjidhnin ata që flasin sa herë e sa herë i kanë ngrënë fjalët e tyre.

Sa e sa herë kanë marrë vendime dëmtuese për kombin dhe shqiptarët ju japin votat. Njerëit për pak sende shesin kombin, të ardhmen e gjeneratave të ardhshme. Bashkimi kombëtar mund të arrihet më shpejt nëse do ti jepet rëndësi të bashkohen gjitha ato mekanizma brenda nesh. Përshembull është vonesë e tejshme kjo puna me këto doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës. Janë hequr doganat me disa shtete me të cilat nuk jemi as vëllezër e as gjak kurse me Kosovën po mbahen doganat. Pse të mos vijnë gazetat e Shqipërisë këtu? Pse të mos shkojnë të Kosovës atje? Pse të mos na vijnë ekspertët e Shqipërisë e të japin mësim këtu, të punojnë nëpër spitalet tona. Ka mundësi nëse çdo pjesë do integrohet për vete do integrohemi edhe ne. Ndërtimi irrugëve është ishtrënjtë dhe i parakohshëm por është një ndihmë e madhe. Pse nuk hapet mundësia që televizionet tona kështu si mund të jemi ti marrin të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas. Edhe pse nuk jam i kënaqur hic me programet tona. Japin disa gjëra këto televizione që as qentë nuk i hanë. Se ku i gjejnë disa seriale. Ne kemi historinë tonë, me burra që kanë dhënë jetën e kanë punuar për kombin e tyre. Ne japim disa seriale dhe ishohin pleq e plaka por nuk kanë mundësi të shohin ndonjë Skëndërbe e ndonjë hero që ka humbur jetën për kombin. Duhet të bashkohen këto çka është e mundur të bashkohen. Evropa nuk të thotë pse bashkon ekonominë. Një mafi e ka mbështjellë Salën dhe ajo nuk e len të hapen këto e të qarkullojnë. Ose këtij këtu i preken interesat nëse vijnë gazetat e Shqipërisë këtu. Ka gjasa që nëse vijnë ato këto këtu nuk shiten fare. Ka dallaveraxhi që i nxjerrin mediat për para e jo për tu informuar.

Gazetat tona janë shndërruar në bastore, gërvish një numër, nëse del i joti ke fitu, nëse jo provoje herën tjetër. Dalin njerëzit blejnë gazetat për të gërryer numrat. Ne kufijtë duhet ti lëmë të jenë vija në hartë. Ne duhet ta bashkojmë brenda në substancë. Bëj një krahasim shpesh herë me vezën. Ti vezën nëse nuk e kalon në procesin e duhur që ajo të ngrohet në kohën e duhur, nëse është në formë del zogu, është zemra, anë organet e tjera, pastaj puplat. Dikur kur zogut i vjen shpirti e sheh veten se është i ngushtuar në gëzhojë dhe me sqep e then e del jashtë. Kjo duhet të jetë rruga e bashkimit tonë sepse rrethanat ndërkombëtare po na shkojnë për shtat dhe duhet tishfrytëzojmë. Jo të flasësh për kufij. Kur të fuqizohen këto pjesë kufijtë bien sepse bëhen të padëshirueshëm. Nuk u duhen atyre në Preshevë ti kenë katër pesë parti. Nuk na duhen as ne ti kemi kaq parti e as Shqipërisë. Ta kenë ata një këshill kombëtar që të mund ti garantojë të drejtat që serbët na kanë detyruar ne tua japim serbëve që jetojnë në Kosovë. A jemi ne njerëz apo jemi kafshë? Nëse ne jemi njerëz siserbët që qenkan atëherë edhe ne duam të njëjtat të drejta. Nëse Presheva qenka punë e brendshme e Serbisë edhe Graçanica qenka punë e Kosovës. Le tifshijmë marrëveshjet çka bëmë me Ahtisarin atëherë dhe kur nuk jepni ju të drejta nuk japim as ne. Ne kemi një udhëheqje e cila nuk mund të jetë kjo që po flas unë sepse janë përzierë me interesa e nuk kanë fuqi të thonë do bëhet kështu. Se bëjnë sepse e humbasin zyrën, kanë ardhur në zyre pa merita.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu