Reketashët shqiptarë të Nju Jorkut

0
965

Pak kohë pasi e kishte hapur restaurantin e ri në Astoria në lagjen “Queens” të Nju Jorkut, pronari është përballur me një vizitor të padëshiruar.

Siç raporton “The New York Times”, vizitori i ka thënë pronarit se për të operuar në “lagjen tonë” të kushton para.

Kjo kërkesë siç shkruan gazeta amerikane ka qenë irrituese pasi pronari i restaurantit nuk e dinte se me kë kishte të bënte.

Kërcënuesi është Redinel Dervishaj, vëllai i një prej shqiptarëve më të kërkuar i cili edhe vet është përndjekur për një incident të vitit të kaluar në Staten Island.

Pronari i restaurantit e ka thirrur një oficer policie të cilin ai e ka konsideruar mik. Në vend që të intervenojë, oficeri policor amerikan me orgjinë shqiptare, Besnik Llakatura, 34 vjeçar e ka nxitur pronarin që ta paguaj Z. Dervishajn.

“The New York Times”, duke u mbështetur në dokumente të gjykatës shkruan se polici Llakatura i ka thënë pronarit, “këta njerëz e udhëheqin Astorian”.

Ajo që polici Llakatura nuk ia ka thënë pronarit të restaurantit është se edhe vet ai ka qenë pjesë e përpjekjes për reket dhe nëse do të bëhej pagesa, ai do të shpërblehej me 6 mijë dollarë.

“Viktima është tradhëtuar më tutje kur ka kërkuar ndihmë nga Besnik Llakatura, oficer policor i qytetit të Nju Jorkut”, ka thënë George Venizelos, asistent drejtor i zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Mëngjesin e së martës, oficeri Llakatura është arrestuar në shtëpinë e tij në Staten Island mbi të cilin rëndon akuza për konspiracion dhe përpjekje për zhvatje (reket). Akuzat e njejta rëndojnë edhe mbi Z. Dervishajn dhe një person të tretë, Denis Nikolla.

Tre të akuzuarit janë imigrantë nga Shqipëria, shkruan më tej The New York Times. Gazeta më tej shkruan se identiteti i pronarit të restaurantit është mbajtur fshehtë për arsye se edhe ai është shqiptar. Në gjykatë pronari është prezantuar si “John Doe”.

Tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, mirëpo gjykatasja e rastit ka urdhëruar që momentalisht ata të mbahen në paraburgim.

Kevin Keating, avokati i oficerit policor, Llakatura ka hedhur dyshim mbi akuzat duke thënë se “kjo është një çështje shumë e çuditshme që e bën tërësisht të pabesueshme që një oficer policor të përfshihet në një krim të tillë vetëm për 6 mijë dollarë” që thuhet se ai do t’i fitonte nëse bëhej pagesa prej pronarit të restuarantit.
Mirëpo prokuroria ka të dhëna të shumta për krimet që dyshohet se janë kryer nga tre të akuzuarit.

Në mes të muajit korrik dhe nëntor, pronari ka paguar 24 mijë dollarë. Dokumentet e gjykatës për këtë rast thonë se në atë kohë pronari bashkëpunonte me FBI.

Ky hetim i cili përfshinë edhe regjistrime të bisedave gjithashtu e ka hapur një dritare të re sa i përket zhvatjes së pronarëve të tjerë shqiptarë të restauranteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu