‘Remzi Hoxha’, 13 vite burg për Kumbaron, Koldashi dhe Sefgjini të lirë

0
818

TIRANË – Prokuroria ka lexuar sot pretencën ku ka kërkuar pushim të çështjes ndaj të akuzuarve, Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit, ndërsa ka kërkuar 13 vite burg për ish-oficerin e SHIK, Ilir Kumbaro.

Pretenca U lexua nga prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ka punuar gjatë kësaj kohe me dosjen e shumëpërfolur pas vdekjes së prokurorit, Xhevat Hana.

Më 21 tetor bëhen 17 vite nga zhdukja e biznesmenti shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Të tre ish-drejtuesit të SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro janë akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, me pasojë vdekjen e Hoxhës.

Ish-shefit të SHIK-ut, Ilir Kumbaro nuk i dihet vendndodhja, pasi ai iu arratis drejtësisë britanike në dhjetor 2011 dhe aktualisht është i shpallur në kërkim. Kumbaro u arratis në një kohë që në Shqipëri, Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve u mbyll në shtator të këtij viti, menjëherë pasi Gjykata e Lartë mori përgjigje nga SHISH, se në arkiv s’ka dosje gjurmimi për Remzi Hoxhën.

Nga kërkimi rezultoi se emri i Remzi Hoxhës, i Ziso Kristopulit dhe i Avdyl Loshajt nuk ekzistonte në asnjë dokument të arkivit së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Djetë ditë më parë kishte dështuar dhënia e pretencës për shkak të mungesës e prokurores së çështjes. Djali i biznesmenit shqiptari maqedonas, i zhdukur në vitin 1995 në Tiranë, Ardian Hoxha, “kërcënoi” me Kanun para Gjykatës për Krimet e Rënda, pasi mësoi dështimin e seancës.

Shekulli OnlineE.SH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu