Republika e Devollve: Shteti favorizoi vajzën e Blerim Devollit

0
255
Republika e Devollve: Shteti favorizoi vajzën e Blerim Devollit

Shteti favorizoi vajzën e Blerim Devollit ndaj një kompanie që ofroi teste të shpejta dhe të lira për COVID 19

Laboratori “Medical & Laboratory Services” që gjendet në Ulpianë në Prishtinë, u ka kërkuar qytetarëve nga 200 euro për test PCR, me arsyetimin se bëhet fjalë për një test rapid dhe se rezultati del vetëm pas 45 minutave. Vetë laboratori ka thënë se testi Real Time PCR kushton 65 euro dhe se rezultati merret për 48 orë. Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu janë arsyetuar këto çmime.

Por, një kompani kosovare që merret me pajisje medicinale, muaj më parë i kishte ofruar shtetit zgjidhje për këtë problematikë. Në kohën kur Ministër i Shëndetësisë ishte Arben Vitia, kjo kompani kishte dhënë ofertën e saj.

Madje sipas kompanisë ‘VITECH’, e cila e ka selinë në Prishtinë, aparatura të cilën ata e kanë ofruar, testin molekular PCR me sistemin CHIP, do të thotë me kasetë, ku testimi në të do të kryhej brenda një ore për 14 pacientë do të kushtonte 19 euro e gjysëm. Madje në këtë këtë çmim përfshihet dhe TVSH’ja.

Por, shteti sic duket e ka injoruar kompaninë në fjalë. Si pasojë, tash qytetarët e Kosovës do të duhet që për një test molekular me metodën PCR në laboratorin e vetëm privat që i kryen këto teste, të paguajnë 200 euro. Që i bie 10 fish më shtrenjtë se sa çmimi të cilin ua ka ofruar shtetit kjo kompani.

Pra platforma do të ishte e njëjtë si me laboratorin Medical & Laboratory Services vetëm se modeli ndryshon.

Express ka siguruar emailat që kjo kompani i ka shkëmbyer me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Me siguri jeni e njoftuar qe laboratori private i Devolli po e përdor një platform te njëjtë, por të një prodhuesi tjetër Cepheid, modeli geneXpert, të cilët një testim të Covid19 për një pacient po e shesin 200 euro, dmth me një fitim prej 900%”. Po ju përcjelli e-mail te cilin unë ju pata ofruar një platformë MSH (qeverisja Kurti) te RT-PCR me sistem CHIP –kaset ku testimi kryhet brenda 1 ore për 14 pacient , nje aparature me çmime te volitshëm dhe çmimi i testit me TVSH = 19.50 euro”, thuhet në emailin që kjo kompani I ka dërguar ministrit aktual në shëndetësi, Armend Zemajt.

E tutje në emalin e kësaj kompanie thuhet se nëse shteti do t’i kontraktojë atë për këtë furnizim, atëherë pajisjet do të vinin në Kosovë Brenda 10 deri në 15 ditë.

“Sikur qeveria e asaj kohe te hynte ne negocim me kompaninë Vitech.shpk do te furnizohej me aparatura dhe teste te tilla me çmime te volitshëm dhe furnizim te shpejt brenda 10-15 ditëve dhe nuk do ti vuaj pasojat e tilla qytetari i Kosovës duke ia paguar Devollit një testim 200 euro dhe mundësuar të fitojë 900% “, thuhet tutje në email.

Por, gjatë muajit maj, kjo kompani kishte dërguar edhe në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë email duke ia prezantuar këtë teknologji inovative të PCR’së për testime të Covid 19.

Sipas kompanisë “‘VITECH’ ky sistem do të mund të kryente testime nga një teknik laboratori.

“Aparatura qe ne po ju prezantojna kërkon hapësirë te vogël (ka peshe 4.7 kg) për operim funksionon me rryme dhe bateri, mundësi lidhje me bluetooth ku i transferon te dhënat ne smart phone dhe posedon printer dhe eshte mobile që mundëson vendosjen në automjete mobile si laborator mobil – lëvizës”,

“Rekomandoj MSH dhe IKSHP qe te furnizoj deget regjionale te IKSHP-se me pajisje te tille projekt qe do ta shkarkon ngarkesën e punës ne IKSHP dhe do te krijon mundësi te një testimi me te madhe te qytetareve te Kosovës”, thuhet në emailin e dërguar më 13 maj në ministrinë e Shëndetësisë e cila atë kohë udhëhiqej nga Arben Vitia.

Laboratori “Medical & Laboratory Services” që gjendet në Ulpianë në Prishtinë, u ka kërkuar qytetarëve nga 200 euro për test PCR, me arsyetimin se bëhet fjalë për një test rapid dhe se rezultati del vetëm pas 45 minutave. Vet laboratori ka thënë se testi Real Time PCR kushton 65 euro dhe se rezultati merret për 48 orë. Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu janë arsyetuar këto çmime.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën ka njoftuar se testi PCR (genex covid test) i cili po kushton 200 euro, është test i shpejt, dhe rezultatet dalin për 45-60 minuta. E po ashtu ka njoftuar se testi normal PCR kushton 65 euro e ato serologjike sillen prej 15 deri 30 euro. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarit Izet Berisha i cili ka paguar 200 euro për testin molekular PCR në këtë laborator privat.

Berisha thotë se rezultati për marrjen e testimit të cilin e ka paguar 200 euro ka zgjatur 2 orë e 29 minuta. Këtë gjë, ky qytetar e ka dëshmuar me anë të raportit të cilin e ka marrë nga vet laboratori privat.

Në raportin që “Medical & Laboratory Services” i ka lëshuar këtij pacienti, thuhet se data e marrjes së mostrës bashkë me orën është 29.08.2020 n2 ora 17:10:17.

Ndërkohë data e raportimit të rezultatitit është me po të njejtën datë, por që ora ndryshon. Pra 29.08.2020 në ora 19:39:29 .Që i bie se mostra e testimit të cilin e ka paguar 200 euro nuk është përpunuar pa 2 orë e gjysmë.

Por nga ana e Ministrisë së Shndetësisë kosovare është arsyetuar ky veprim i laboratorit privat.

Nga MSH kanë deklaruar se është në të drejtën e qytetarit që të zgjedhë se ku të testohet dhe sa të paguhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu