Republika e Kosovës duhet të kërkon falje Republikës së Shqipërisë për gabimet e RTK!

0
671

Në errësirën e natës së 20 janar 2013, policia e pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daqiq, hoqi përmendoren e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore në Preshevë. Reagimi i opinionit publike shqiptar ishte i menjëhershëm dhe energjik. Spontanisht, mbi 500 përmendore serbe u rrafshuan me toke në Kosovën qendrore. Pat protesta e reagime nga më të ndryshme nga të gjitha instancat dhe kudo ku ka shqiptar në dënimin e këtij akti barbar. Kësaj radhe me kohë reagoi edhe Tirana Zyrtare në rolin e shteti Ëmë. Por, nga ana tjetër, përmes të emisarëve të RTK në Prishtinë, u veprua e kundërta. Nga ajo kohe kaluan gati 3 muaj, dhe sikur skandalet e reja serbe ia arritën të vejnë vellon e përhimët të harresës mbi këtë krim të dytë ndaj Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore !

AFERIM ISLAM LAUKA PËR PREZANTIMIN DINJIITOZ TË SHQIPËRISË

Me vëmendje të përqendruar i kam përcjell nga Prishtina zhvillimet para dhe pas këtij akti kriminel të qeveris dhe të policisë serbe. Nuk ka dyshim se pas burgosjes se policëve të SHPK, (së krijuar me plot defekte nga ana e OSBE dhe UNMIK-u) në kufirin aktual Kosovë – Serbi, të ndodhur para do kohe dhe pas vrasjes së Enver Zymberit, rrënimi i përmendores së Dëshmorëve të Kombit të   Zonës Ushtarake  të UÇK të Kosovës Lindore  në Preshevë ishte një veprim strategjik i Beogradit, që nga njëra anë të teston reagimin e shqiptarëve dhe te aleatëve tanë anglo-amerikan dhe nga ana tjetër të tërheq vëmendjen e opinionit nga temat  e dhimbshëm kryesore  së Republika e Kosovës ka marr rrugën e Tiranës dhe nga krimet e brendshme brenda vet Serbisë ndaj vet popullit serb nga policia e qeveria  serbe e cila po merret me pune mafioze duke reketua biznesmenët serb dhe duke ju shitur  qytetarëve serb naftë për ngrohje si  “euro- dizel” për vetura. Pas këtij eksperimenti  të Daqiqit ishin edhe EULEX Made in Serbia, me pa se deri ku e kanë kufirin  e durimit shqiptarët. Dhe ata e panë se shqiptarët munden të e përsërisin marsin e 2004 në çdo kohë kur ata e shohin të arsyeshme. Kjo mundet me ju ndodhe edhe në ketë pranverë të vonuar.

 

Pikërisht për këto arsye e vonova botimin e këtij shkrimi nj´ashtu si po vonohet pranvera sivjet. Nuk ka dyshim se pjese e këtij skenari ishte edhe sinkronizimi  i propagandës serbe  në Serbi dhe  i agjenturës se saj që përbehet  nga klasa e Bazës, Butkës,  Baton Haxhiut, Nexhmedin Spahiut, me “druzhunë”  në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë, për nxitjen e përçarjeve mes shqiptarëve. Ishte një shembull  i tillë klasik i një veprimi UDB-esk si ishte  Intervista në RTK e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë  Islam Laukës në lidhje me deklaratat e kryeministrit që i drejtohej  pushtet fashist  në Beograd me vërejtje që të mos provokojnë shqiptaret e Kosovës Lindore, se ndryshe do të kenë problem me gjithë shqiptaret në Ballkan. Gazetari i RTK e kishte ftuar Islam Laukën në emision për intervistë, por para se të ia drejton pyetjet Ambasadorit, ai emitoi 4 intervista të 4  udbashve në krye me Baton Haxhiun që për qëllim kishin provokimin e ofendimin  e Ambasadorit dhe të Kryeministrit, për qëndrimin e tyre tejet e parimor ndaj ngjarjeve në Kosovën Lindore dhe ndaj çështjes se njohjes së dyshtetësisë për të grith shqiptaret kudo që janë.

 

Prita me kotë që Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës  Enver Hoxha të reagon si burrë shteti dhe te shkarkon stafin e RTK dhe të dërgon gazetarin provokator në përgjegjësi penale për krimin që e kishte ber në drejtim të përçarjeve kombëtare dhe për dëmtimin e ber  diplomatik, por as nuk reagoi Ministri as nuk reagoi qeveria. Nëse kjo nuk ka prapavijë qëllimkeqe kriminale të vetëdijshme, kjo dëshmon, së paku, edhe për një papërgjegjësi edhe për një diletantizëm diplomatik të tyre. Me habiti edhe heshtja e opinionit gazetaresk dhe intelektual se si nuk reaguan në ketë diversion të RTK kundër marrëdhënieve  e Kosove – Shqipëri. Pavarësisht nga të gjitha veprimet tjera të Salih Berishës nga 1990 e këtej, që pas vete tërheqin përgjegjësinë politike të tij, qëndrimet e tij aktuale që u pan me rastin e shënimit te 100 vjetorit të pavarësisë,  ndaj çështjes së  Kosovës Lindore, ndaj dyshtetësisë dhe ndaj përpjekjeve  të Brukselit për klonimin e kombit shqiptar në 5 kombe gjeografike jashtë Shqipërisë, janë për te u mbështetur dhe për t´u përshëndetur.

 

Sidomos është për t´u përshëndetur qëndrimi patriotik i Ambasadorit Islam Lauka  dhe të disa diplomatëve tjerë  nga Shqipëria në Zvicër, Gjermani e gjetiu, që kudo që shkojnë ia zbardhin fytyrën Shqipërisë. Ata duhet të jen mësim  dhe shembull i mire për diplomatet  tjerë shqiptar nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, sepse në mesin e tyre ka edhe asi që janë turpi i diplomacisë. Ketë mësim  e kanë kuptuar me se miri diplomatet shqiptar nga Maqedonia e Kosova në Zvicër  dhe atë e demonstruan shkëlqyeshëm me  rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë . Prandaj për mirënjohje së pari mund të them: AFERIM ISLAM LAUKA PËR PREZANTIMIN DINJIITOZ TË SHQIPËRISË kudo ku shkeli këmba e jote.  Zotërisë Ambasadorit Lauka  mund ti them se nuk duhet të e identifikon kombin shqiptar as në Kosove as në Shqipëri e gjetiu,  as me tipat  si Baton Haxhiu, Spahiu e Matoshi as me tipat si Baze, Butka e Lubonja , dhe ketë të ia përcjell edhe    Kryeministrit te Shqipërisë. Unë  si një birë i vegjëlisë së popullit e kam ruajtur të drejtën që të kritikoj e dënoj veprimin negativ të secilit kur e kanë keq dhe të përkrah e mbështes veprimet pozitive të secilit faktor  kur e kanë mirë. Duke, i thënë të bardhesë të bardhe dhe të zezës e zeze! Prandaj mos u befasoni nesër nëse ju kritikoi nëse bëni gabime. Dhe të jeni të sigurt se do të ju mbështes sa here qe e keni mirë kur veproni në të  mirën e Kombit dhe Atdheut. Kjo vlen edhe për secili  politikan tjetër.

 

Pas  vetes kam   gati 40 vjet përvojë  në rrugën e luftës së heshtur të lirisë dhe të bashkimit kombëtar, andaj merrni seriozisht këto që i them! Kursi i ri patriotik i Kryeministrit është rruga e vetme e daljes se kombit tona nga sarkaza aktuale politike. Prandaj mos hiqni dore nga ky kurs shpëtimtar për as një çmim. Por, hiqni dore menjëherë që patriotizmin t´a  veni në funksion të fushatave zgjedhore!  Kam edhe një porosi. Kultura pluraliste  ndërfetarë duhet të tejkalon gjendjen e tanishme të armiqësimit mes partive politike, që  qe  më shumë se 20 vite po nxisin përçarje e vëllavrasje mes shqiptareve. Toleranca tradicionale ndërfetare mes shqiptarëve   duhet behet mësim  e kulturë për tolerance ndërpartiake. Kombi e ka vendin mbi tera fetë e tera partitë politike, sepse Atdheu është mbi të gjitha. Vetëm kjo rrugë do të na qon në realizimin e programit Kombëtar të Lidhjes se Prizrenit të bashkimit kombëtar brenda një  shteti në 57 mijë KM katror!

 

Të theksoj në përfundim të këtij shkrimi se Lexuesit  e nderuar mund të e vërejnë se kur fola për Serbinë  nuk thash as kund  “Republika e Serbisë” por vetëm Serbia! Këtë e bëra  për dy arsye:

 

1) Sepse unë nuk e njoh shtetin e Serbisë me Kushtetutën që ka dhe pa e pranua sovranitetin e plote të Republikës së Kosovës  e pa e respektua të drejtën e popullit shqiptar në vetëvendosje  e pa i plotësua kushtet që Serbia duhet i plotësoi ndaj Republikës se Kosovës në lidhje me reparacionet e luftës. Ndryshe nuk ka kur far pajtimi as kur far  marrëveshje me Serbinë;

2) Sepse vet Millosheviqi në Kongresin e XII të ish LKJ  ne 1982 pat deklarua se: “… ose Serbia do të është Republike si Republikat tjera (pa krahina antonime – v.i) ose Serbia nuk do teje republikë…”! Serbia nga kufijtë prej Dojranit  deri në Trieste,  po kthehet në kufijtë e vet real  të Pashallëkut të Beogradit. Kosova shkoi, Sangjaku e Vojvodina janë e rrugë për të shkua nga Serbja. Tani Serbia po mbetet i vetmi vend Despotistë . Despotizmi në Evrope nuk e ka vendin, andaj Serbia e ka vendin ne Azi!

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu