Reuters: Hillary Clinton, vitin tjetër në krye të Bankës Botërore

0
681

Agjencia e lajmeve Reuters bën të ditur se Hillary Clinton po diskuton me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me largimin nga funksioni i saj aktual për të drejtuar Bankën Botërore.

Ish-zonja e parë, dikur rivale e presidentit Obama, u bë menjëherë një prej njerëzve më me infulencë të kabinetit të tij. Clinton e ka shprehur publikisht më përpara se nuk kishte ndërmend të qëndronte më shumë se 4 vjet në Departamentin e Shtetit dhe zëra pranë saj konfirmjnë se ajo ka shprehur interes për drejtimin e Bankës Botërore, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Robert Zoellick, i cili largohet në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Agjencia Reuters citon të tjera burime pranë zonjës Clinton, të cilat thonë se Obama ka shprehur mbështetjen e tij për rolin e ri të Clinton-it. Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse kjo mbështetje është thjesht formale për ta nominuar zonjën Clinton në këtë post, gjë që do të kërkojë aprovimin e 187 vendeve anëtare të Bankës Botërore.

Sipas Reuters, sekretari për shtypin, Jay Carney, e kanë hedhur poshtë këtë diskutim. “Kjo është totalisht e pasaktë”, ka thënë ai. Megjithatë, Reuters citon të tjerë persona të afërt me Clinton, të cilët janë shprehur se mohimi i Shtëpisë së Bardhë nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon saktësinë e lajmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu