Revista gjermane: Rama mik i Merkel dhe i Amerikës

0
508

Revista gjermane: Rama mik i Merkel dhe i Amerikës

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani më 28 Nëntor të këtij viti, vijon të bëjë jehonë ende në mediat gjermane.

Këtë radhë është revista “Focus” në Gjermani e cila ndalet tek vizita e kryeministrit shqiptar dhe takimi i tij me kancelaren Angela Merkel. Në artikullin e saj, revista e quan Ramën reformator, duke nënkuptuar reformat e ndërmarra prej qeverisë së tij, që sipas “Focus” kanë rezultuar të suksesshme.

Sa i përket takimit Rama-Merkel, revista e cilëson kryeministrin shqiptar një mik të mirë të kancelares për rajonin e Ballkanit.

“Edi Rama është refomator i mirë për Shqipërinë. Gjermania e konsideron dhe e sheh te ai një mik të mirë në Ballkan. Angela Merkel dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE sa më shpejt.  Ka besim të madh në Edi Ramën”, shkruan “Focus”.

Për revistën gjermane, Rama ka jo vetëm mbështetjen e Merkel por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjithashtu edhe Amerika ka përkrahur hapur Merkelin për Shqipërinë dhe Edi Ramën”, shkruan kjo revistë.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Berlin më 28 Nëntor, me kancelaren gjermane, Angela Merkel ku u fol për mbështetjen e Bundestagut sa i përket procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu