Revoltohen veteranët e UÇK-së, reagon BDI

0
733

BDI Recice

Ali Ahmeti do t’i takojë veteranët!?

(E Plotsuar) Burime të gazetës “Lajm”, në mesin e mbi 100 veteranëve që ndodhen para selisë së BDI-së në Tetovë, bëjnë të ditur se për pak çaste kryetari BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë pritet t’i takojë mbi 100 veteranët e UCK-së, të cilët po presin takimin e paralajmëruar.

“Sapo na morën në celularë njerëzit e Alisë, dhe na thanë se për pak caste do të vijë kryetari për të na takuar. Shpresosjmë që kësaj radhe ai ta mbajë fjalën dhe të na takojë. Këtu do ngelim edhe më tutje derisa të vijë Ali Ahmeti”, u shpreh shkurt për “Lajm”, një burim i besueshëm që është pjesë e veteranëve.

***********************************

Veteranët e UÇK-së nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, por edhe zona të tjerë janë të tensionuar dhe shqetësuar nga refuzimi i pritjes së tyre nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ata sot janë tubuar para selisë së BDI-së në Tetovë, por nuk u zhvillua takimi me arsyetimin se pas aksidentit të liderit të BDI-së, janë prolonguar të gjitha takimet e tij. Por veteranët kanë theksuar se ata janë të gatshëm për të shkuar edhe në Zajaz, për të takuar Ahmetin dhe për t`ia shprehur kërkesat e tyre emergjente.

“Ne do të presim edhe pak këtu e pastaj do të nisemi me kismet për në Zajaz tek Ali Ahmeti”, tha për gazetën “Lajm” Fejzulla Arifi, udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së për Kumanovë e Likovë, duke shtuar se më vonë atyre do t’ju bashkëngjiten edhe familjarët tjerë.

Por, pas kësaj ka reaguar edhe BDI përmes një komunikate për media.

“Është i pakuptueshëm insistimi i një pjese të përfaqësuesve të këtij grupi ish-ushtarësh, që takimi të zhvillohet me çdo kusht sot, edhe krahas rrethanave të krijuara pas aksidentit që pamundësojnë një takim në kushte normale. Fatkeqësisht, aksidenti ku u përfshi z. Ahmeti, vetëm një ditë më pas më datë 21 janar, ka prolonguar të gjithë agjendën e paracaktuar të dy javëve të fundit, përfshi dhe takimin me grupin e ish-ushtarëve, dhe po kështu edhe të gjitha takimet me ambasadorë dhe zyrtarë shtetesh. Për ne është i pakuptueshëm insistimi i një pjese të përfaqësuesve të këtij grupi ish-ushtarësh, që takimi të zhvillohet me çdo kusht sot, edhe krahas rrethanave të krijuara pas aksidentit që pamundësojnë një takim në kushte normale. Insistimi i tillë jep për të kuptuar se mungesa e konsideratës për gjendjen shëndetësore të z. Ahmetit dhe për rrethanat objektive pas aksidentit, është pasojë e manipulimit të një grupi të ish-ushtarëve dhe të problemeve të tyre reale, nga struktura dhe individë që nuk u duan të mirën as atyre dhe as BDI”, theksohet në reagimin e kësaj partie. (INA)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu