Rexhep Gali Balidemaj: Një Shekull Histori

0
1066

Rexhep Balidemaj

Lindi me 19 Dhjetor të vitit 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Katër vitet e shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa katër vitet tjera të cilat atëherë quheshin gjimnaz i kreu ne Plavë në gjuhën serbe, pasi nuk ekzistonin shkolla me mësim në gjuhën shqipe.

Rexhepi ishte djalë i shkathët e i mprehtë dhe si i tillë ra në sy te ministrit shqiptarë, i cili në vitin 1941 i vizitoi këto treva. Me iniciativen e ministrit Qazim Koculi shkoi ne Tiranë ku u regjistrua në gjimnaz. Rexhepi ishte i brymosur me ndjenja patriotike andaj së shpejti ra në kontakt me të rinjtë anti-fashist shqiptarë si Kajo Karafili Qemal Stafa e të tjerë ku së bashku me ta morri pjesë në disa aksione anti-fashiste. Në verën e vitit 1943 Rexhepi u kthye në vendlindje, ku u angazhua në lëvizjen rinore të Plavës e Gucisë e në vjeshtën e atij viti, u regjistrua në arradhët partizane me të cilat luftoi gjërë në Trieste në Slloveni. Pas kapitullimit të Gjermanisë ai vazhdoi të edukohet dhe në Beograd kreu kursin për shifrant ndërsa ne vitin 1946, pas ii kaloi të gjitha testet e aftësive fizike dhe mendore e dërguan ne Kiev të BRSS-së, ku qëndroi dy vite dhe u aftësua për pilot. Në vitin 1948 kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak. Me daljen e rezolutës së Informbirosë në vitin 1948 ai u përcaktua për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, sepse në anën e rezolutës ishte Shqipëria, andaj sipas bindjeve të tij, ku ishte Shqipëria ishte edhe Rexhep Balidemaj. Në vitin 1949 arrestohet si Informbiro-ist dhe dënohet me 6 vite burg. Dënimin e vuajti në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë Goli Otok. Në burg e keqtrajtuan jo vetëm si Informbiro-ist, por edhe si shqiptarë, megjithatë Rexhepi i përballoi të gjitha dhe pas vuajtjes së dënimit në vitin 1956 u kthye në vendlindje. Nga UDB-ja ai tani përcillej vazhdimisht, e cila morri si pretekst një rast kur Rexhepi doli në mbrojtje të një bashkëfshatari të tij, te cilin donin ta arrestonin. Kjo u mjaftoi që ta akuzonin e në bazë të nenin 133 për propagandë armiqësore me gojë e dënojnë me 3 vite burg të cilat i vuajti në burgun e Kotorrit. Pas vuajtjes së këtij dënimi përsëri kthehet në vendlindje, ku me ndihmën e disa të afërmëve të tij punësohet si rojtar pyjesh. Pavarësisht se nuk kishte asnjë mundësi veprimi UDB-ja vazhdimisht i krijonte insinuatadhe pas tre viteve përsëri e arrestojnë dhe e dënojnë me dy vite burg të cilat i mbajti në ishullin Gërgur. Pas daljes nga burgu megjitheqë tanimë ishte i martuar me dy fëmijë nuk kishte kurrëfarë mundësie të punësohej. Në konferencën e Brionëve të vitit 1965 u aprovua një rezolutë në bazë të së cilës u ndalua ndjekja e të dënuarëve si Informbiro-ist. Disa bashkëvendas të tij, të cilët jetonin dhe punonin në Pristhinë e punësuan në ndërmarrjen Ramiz Sadiku, ku punoi deri në vitin 1981. Rexhepi megjitheqë tanimë ishte i moshuar në shpirt ishte akoma i ri dhe burgimet e torturat në vend që ta ligështonin e kishin kalitur. Me të dëgjuar për demonstratat e studentëve të vitit 1981 iu bashkangjit atyre ku së bashku me shumë të rinj përsëri arrestohet nga policia serbe. Megjithëqë ishte i moshuar me procedurë të shkurtuar e dënojnë me dy muaj burg, të cilat i mbajti në burgun e Lipjanit. Rexhepi qëndrimin e tij në burg e shfrytëzoi për tu njohtuar me veprimtarë të rinj të çështjes shqiptare dhe pasi doli nga burgu e vazhdoi veprimtarinë e tij. Në atë kohë ishte vështirë të veprohej, por veprtimarët shqiptar kishin zbuluar një formë të re veprimi, e cial quhej „treshe“. Treshet ishin grupe të vogla prej tre aktivistësh, ku secili prej tyre ishte pjesëtarë i një tresheje tjetër për të cilen shokët e treshes së tij nuk kishin dijeni. Ky sistem u tregua efikas, sepse të arrestuarit edhe po të donin mund të tregonin vetëm për veprimtarët e treshes së vet, kështuqë këputej zinxhiri i arrestimeve. Rexhepi megjithëqë në moshë të thyer, por nga pamja fizike dukej vital u bë pjesëtarë i treshes ku veproi gjërë në vitin 1983, kur e arrestojnë përsëri dhe e dënojnë me 5 vite burg me akuzen për agjitacion e propagandë armiqësore. Tanimë për veprimtatinë e Rexhepit kishin dëgjuar të gjithë, andaj atë e morri në mbrojtje avokati i njohur Bajram Këlmendi dhe falë angazhimit të tij dënimin ia zbriten nga 5 në 3 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit. Ishte bërë tanimë pjesë e jetës së Rexhepit që të mos dorëzohej, andaj ai merr pjesë në protestën e cila organizohet me rastin e vrasjes së dëshmores Ylfete Humolli dhe për këtë arësye nga gjykata për kundravajtje denohet me dy muaj burg. Rexhep Balidemaj është një nga shembujtë më kuptimplotë, që në mënyrë figurative e përmbushë shprehjen „një jëtë në shërbim të çështjes kombëtare“. Ai ishte dhe mbetet simbol e burim frymëzimi për të rinjtë jo vetëm nga Plava e Gucia, por për hapësirën gjithëshqiptare. Populli i Plavës e Gucisë e sidomos të rinjtë e këtyre trevave Rexhep Galin Balideaj e quajnë me krenari „Mandela i Plavës e Gucisë“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu