Rexhep Selimi: Asgjë s’e shpaguan padrejtësinë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

0
688

Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë për Gazetën Express se është i padrejtë vendimi i Qeverisë për të proceduar ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvend siç është i padrejtë edhe vendimi për t’i paguar shpenzimet e avokatëve të atyre që do të akuzohen në këtë proces.

Silimi ka thënë se asnjë vlerë monetare nuk e shpaguan padrejtësinë që do t’ju bëhet ish-ushtarëve të UÇK’së që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Pavarësisht se a do të paguajë apo jo Qeveria punën e avokatëve kjo nuk është çështja. Çështja është të mos ketë padrejtësi. E jo të shpaguhet padrejtësia ndaj të akuzuarve eventual”, ka thënë Selimi.

“Kjo që mund të paguhen shpenzimet e avokatëve ndaj të akuzuarve përballë një Gjykate të padrejtë është padrejtësia e dytë sepse nuk do të mund të shpaguhet asnjë mbështetje për avokatet dhe asnjë mbështetje për të akuzuarit nëse të njëjtit do të jenë të akuzuar padrejtësisht”, ka shtuar ai, për Gazetën Express.

Selimi është njëri prej njerëzve kryesor në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar votën kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Megjithëkëtë, nuk pritet të ketë ndonjë problem sa i përket ndryshimet kushtetuese pasi PDK, LDK dhe minoritetet pritet t’i bëjnë numrat e nevojshëm për t’i çuar përpara procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Deri më tash, dihet se kjo Gjykatë do të merret me së paku dhjetë raste të krimeve të luftës dhe me pretendimet e Senatorit zviceran, Dick Marty. Ende s’ka shifra se sa ish-ushtarë të UÇK’së do të akuzohen, por përmendet shifra prej 100 vetave.

Para disa diteve, nje Diplomat në Kosovë, në kushte anonime, ka thene se 270 ish pjestar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të përballen me Gjykaten Speciale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu