Kolumnisti Skender Rexhepi- Zejd ka reaguar në lidhje me diskriminimet qe në vazhdimësi po iu bëhen shqiptarëve të Maqedonisë.
Ja se çfarë shkruan Rexhepi në facebook-un e tij personal:
Projekti antishqiptar, Shkupi 2014, shpërfillja e buxhetit në dëm të shqiptarëve, mos emërtimi i shkollave shqipe, rrahjet dhe burgosjet e shqiptarëve, anashkalimi dhe bastardimi i gjuhës shqipe në institucionet qeveritare dhe lokale, mospërfillja e shqiptarëve në vendim-marrje të shkallës së lartë qeveritare, përbuzja dhe përkufizimi nënçmues e ingerencave të ministrave shqiptarë, “ardhja” e FBI-së për rastin “Monstra” pastaj rasti Jugohrom si dhe kjo e fundit injorimi i ministrave shqiptarë gjatë shkuarjes në SHBA. me çrast Gruevski demonstroi pushtet absolut dhe injorim total ndaj zyrtarëve të BDI-së, janë vetëm disa “margaritarë” të cilat nëpërmjet mungesës së dinjitetit politik tek Ahmeti dhe BDI, po i përjetojnë të gjithë shqiptarët në Maqedoni.
Por kot e kanë Gruevski dhe VMRO-ja: Ata nuk mund të përdhosin dhe nënçmojnë Ahmetin dhe BDI-në, aq sa këta mund të durojnë.
Eh more Gruevski nuk e ke idenë ti se sa mund të duroj Ahmeti.