Rexhepi Selimi “sulmon” Thaçin: Mos u sillni si pronar i vendit!

0
663

Prishtinë 30 qershor- I ashpër në fjalimin e tij ka qenë Rexhep Selimi, nga lëvizja Vetëvendosje.

 

Ai akuzoi Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se është duke u përpjekur të bëhet pronar i të gjithave që ndërtohen në Kosovë.

 

“Nuk jemi kundër autostradës, z. Kryeministër, merrni vesh, por jemi kundër hajnisë që po bëhet në emër të kësaj rruge”, iu drejtua Selimi, kryeministrit Thaçi.

 

“Mos u sillni si pronar të autostradës dhe buxhetit të Kosovës sepse nuk i keni sjellë nga Broja (vendlindja e kryeministrit v.j)”, u shpreh deputeti Selimi, duke i rikujtuar Kryeministrit se ka të tjerë që nuk kanë deficit të së kaluarës dhe përpjekjeve për jetë më të mirë.

 

“Mos u sillni si pronar i lirisë sepse nuk jeni ju pronar i saj. Mos i sillni si pronar i pavarësisë së Kosovës sepse ajo është pronë e qytetarëve të Kosovës që kanë dhënë gjithçka”, tha deputeti Selimi.

 

Duke iu referuar fjalimit të Thaçit se Vetëvendosje është duke bërë zhurmë kurse ai duke ofruar alternativa, Selimi iu përgjigj ndryshe.

 

“Ne po bëjmë zhurmë dhe do të bëjmë zhurmë sa të mundemi për të ndalur hajnitë që janë duke u bërë”, u shpreh ai.

 

Ndryshe nga herët e tjera që deputetëve të tjerë kryeministri u kthente përgjigje, në këtë rast ai nuk replikoi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu