Rezoluta e djeshme e Këshillit të Evropës dështim i radhës i diplomacisë së Thaqit

0
752

Hasha sdi ka tia mesyn

Institucionet e Kosovës nuk kanë shprehur interesim të flasin për Rezolutën që Këshilli i Evropës për Kosovën.

KohaVisioni ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, por zëdhënësi i saj, Artan Behrami nuk është lajmëruar në telefon.

Kurse, në Ministrinë për Integrime Evropiane kanë thënë se përgjegjësitë për gjithçka që lidhet me Këshillin e Evropës i ka MPJ-ja.

Të enjten, asambleja e këtij institucioni evropian ka miratuar një rezolutë të pafavorshme për Kosovën, e propozuar nga një anëtar spanjoll i saj. Pjesë e rezolutës janë bërë edhe 4 amendamentet e propozuara nga Serbia.

Leonora Kryeziu, drejtoreshë e Institutit për Studime Politike ka treguar se rezolutat e Këshillit të Evropës nuk janë obligative, por kanë rol tepër të rëndësishëm në procesin e integrimeve. Një prej pikave të rezolutës, bën thirrje për rol më të madh të UNMIK-ut, sidomos në bashkëpunimin e Kosovës me Interpolin dhe Europolin.

Kjo, për Kryeziun, është krejt reflektim i gjendjes reale në Kosovë, sidomos mungesës së fuqizimit të institucioneve hetuese brenda Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në një tjetër amendament të kësaj rezolute bëhet thirrje për krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe, përcjell koha.net. Shqipëria dhe Suedia janë përpjekur për të hedhur poshtë këto amendamente, por kanë dështuar. Asgjë nuk kanë mundur të bëjnë me pjesëmarrjen e tyre as nënkryetarët e Kuvendit Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

KTV-ja ka provuar të flasë me ta gjatë ditës, por kontakti ka qenë i pamundur.

Edhe Vetëvendosje akuzon Ministrinë e Jashtme për dështim pas kalimit të rezolutës së Këshillit të Evropës bashkë me amendamentet e Serbisë. Glauk Konjufca tha se ajo që u vendos nëpërmjet kësaj rezolute, e kthen Kosovën pas në kohë.

“Miratimi i rezolutës në Këshillin e Evropës, është një hap pas për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Ai ia faturoi këtë dështim edhe diplomacisë shqiptare për mungesë koordinimi me Prishtinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu