Rezultatet e autopsisë: Schockenhoff vdiq në sauna për shkak të temperaturave të larta?

0
600

schocknehoff

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Schockenhoff mund të ketë vdekur nga nxehtësia në sauna, ku mund të ketë fjetur dhe të ketë kolapsuar për shkak të temperaturave të larta.
Politikani i CDU Andreas Schockenhoff ka vdekur për shkaqe natyrale , njoftojnë mediat gjermane.

Ato bëjnë të ditur se hetimet nuk kanë treguar se personi i tretë është i përzier në vdekjen e tij, megjithatë nuk dihen rezultatet e sakta për shkaqet e vdekjes së tij.

Schockenhoff, sipas rezultateve preliminare të autopsisë, ka kolapsuar në saunën e shtëpisë së tij në Ravenzburg, ku ka gjasa të ketë fjetur si pasojë e nxehtësisë ose problemeve me zemër.

Po ashtu bëhet e ditur se ditëve të ardhshme do të bëhen të ditura edhe rezultatet e një analize kimiko-toksilogjike. Schockenhoff ka qenë njëri nga kritikët më të ashpër të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin derisa është angazhuar edhe për sanksione të ashpra ndaj Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës.

Schockenhoff ishte njeri nder bashkpuntoret me te afert te Kancelares Angela Merkel dhe pergjegjsi krysor për Poltiken e Ballkanit, jave me pare ishte ne Kosove dhe luajti nje rol kyç per zgjidhjen e ngerçit Poltike në Kosovë.

Më 2011, Schockenhoff ka pranuar se ka qenë për një kohë të gjatë alkoolist dhe se është shëruar nga alkoolizmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu