Rezultatet e Sondazhit të Insajderit: Albin Kurti më votuari, Vjosa Osmani e treta

0
269
Rezultatet e Sondazhit të Insajderit: Albin Kurti më  votuari, Vjosa Osmani e treta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kandidati më i votuar për kryeministër, sipas një sondazhi online të realizuar nga Gazeta Online Insajderi.

Në sondazhin i Insajderit, në të cilin kanë votuar 10 mijë e 369 persona, pas Albin Kurtit me 53 për qind të votave – apo 5 mijë e 318 vota – ka dalë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, në sondazhin e Gazetës Insajderi, ka arritur të marrë 31 për qind të votave, apo 3 mijë e 203 vota.

Rezultatet e Sondazhit të Insajderit: Albin Kurti më  votuari, Vjosa Osmani e treta

Kandidatja e tretë më e votuar në sondazhin e Insajderit është Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 9 për qind të votave. Osmani ka marrë 943 vota, raporton Insajderi.

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, ka marrë 4 për qind të votave, po aq sa kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj. /Insajderi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu