Rezultati i të shtënave në Pejë pak më parë: Vritet babai e plagoset i biri

0
795

Sot, më 24 shkurt, rreth orës 12:10, në Rr. ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: I.N dhe B.N, që të dy meshkuj, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës. Njëri nga të plagosurit ndërkohë ka ndërruar jetë, njoftoi Policia në Pejë.

Burime të portalit Koha.net marrin vesh se i vrari dhe i plagosuri sot, në Pejë, janë babi e djalë, që të dy nga Zahaqi i kësaj komune. I vrari ishte me moshë rreth 56 vjeç, ndërsa i plagosur 27 vjeç.

Drejtori i Spitalit në Pejë, Skender Dreshaj, tha se gjendja e të plagosurit është stabile dhe se nuk ka rrezik për jetë.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka ndërruar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin, sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe policia thotë se është në kërkim të të dyshuarit tjetër.

Nuk bëhen të ditura motivet e kësaj vrasjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu