“Rikthyen” Serbinë

0
841

Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”, si dhe kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, janë top importuesit e produkteve serbe në Kosovë gjatë vitit 2014. Mirëpo, në listë ka edhe shumë kompani të tjera kosovare që importojnë produkte serbe thuajse pa u vërejtur fare.

Në bazë të një hulumtimi që ka bërë gazeta “Zëri”, shihet shumë qartë se nga viti 2005 e deri më tash janë rreth 23 biznesmenë kosovarë top importues të produkteve serbe në vendin tonë.

Në bazë të dhënave të siguruara nga “Zëri” shihet se kompania turke, e cila e ka privatizuar distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), nga fillimi i vitit e deri më tash ka importuar nga Serbia produkte më vlerë prej hiç pak se 26 milionë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu