“Rilind” Qendra Botërore Tregtare, pas sulmeve të 11 shtatorit (VIDEO)

0
689

GTY_freedom_tower_world_trade_center_sk_140320_4x3_992

Manhattan – Qendra Tregtare “One World”, ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore është hapur sot për biznes, 13 vjet pas shkatërrimit të paraardhëses së saj, më 11 shtator 2001, kur terroristët e al-Kaedës i sulmuan dy kullat me dy avionë pasagjerësh, duke shkaktuar vrasjen e 2753 personave.

Kjo qendër përbëhet nga disa godina, qendra e të cilave është “One World”, një qiellgërvishtës me 104 kate dhe 540 metra e lartë. Ky numër përfaqëson vitet e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Qendra e re është më e lartë se Kullat Binjake, e cila arrinin në 526 metra, bashkë me antenën.

Ndërtesa ka një hapësirë prej 3.5 milionë metra katrorë, ku përfshihen zyra, parking dhe një observator, i cili planifikohet të hapet pranverën e ardhshme.  Vendodhja e saj është në “Wall Street” në Manhattan. Ndërtimi i qendrës ka kushtuar 3.9 miliardë dollarë.

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Nn11DWH_LEA” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu