Rinia e të gjitha partive mbarëshqiptare grumbullohen në Shkup

0
863

Shkup, 30 mars – Nesër në godinën e komunës së Çairit do të organizohet një takim i Forumit të partive politike shqiptare. Me iniciativë të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Forumit Rinor të Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë në takim do të marrin pjesë forumi i të rinjve të partive politike shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në takimin i cili do të fillojë në ora 11 pritet të debatohet për ndodhitë aktuale veçmas rreth shumë çështjeve të interesit të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, interesin e përbashkët për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), çështjen e arsimit etj.

Më e rëndësishmja është që politikanët e ardhshëm të rinj, të njihen mes veti, ta rritin kulturën e komunikimit në politikë dhe të mendojnë për një të ardhme sa më të mirë popullin e tyre. Pritet që në të ardhmen të organizohen më shumë takime të tilla me qëllim unifikimin e qëndrimeve shqiptare dhe shtjellimin e zgjidhjes së problemeve të përbashkëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu