Rishfaqen grafitet seksiste kundër presidentes Jahjaga (Foto)

0
818

Atifeti cullak kreit

Një ditë pasi Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mbuloi me ngjyrë të bardhë grafitin seksist ndaj presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, grafite të njëjta janë rishfaqur në muret e ndërtesave të kryeqytetit.

Një lexues i Koha.net ka dërguar një fotografi në të cilën shihen dy grafite të presidentes, të punuar në dy ngjyra – kuq dhe zi – të përcjellë me një porosi.

Grafitet gjenden në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik.

Në natën kur grafiti u shfaq për herë të parë, ishte Koha.net që raportoi për këtë veprim, ndërsa afër grafitit tashmë të fshirë, qëndronin policë që vëzhgonin situatën. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar përë këtë rast.

Dje RRGGK ndërmori një aksion për ngjyrosjen e murit ku ishte shfaqur grafiti i artistit të panjohur, që e shpërfaqte presidenten në një pozitë të pafavorshme. Më pas, në po të njëjtën hapësirë, gratë e këtij rrjeti shkruan parullën #Me Presidenten./koha.net/

Atifeti cullak

Atifeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu