Riza Smaka: Komisioni për Demarkacionin do të dështojë që në fillim. Presidentja nuk ka autorizim për këtë punë!

0
663

Riza Smaka

Njohësi i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka vlerësuar se Komisioni për Demarakcionin, i formuar nga Presidentja Atifete Jahjaga, nuk do të ketë sukses dhe është një aktvendim i pavend. Kjo pasi që, siç ai është shprehur, Jahjaga nuk ka të drejtë të veprojë në këtë mënyrë e po ashtu, nuk e ka menduar si duhet çështjen e këtij komisioni.

“Krejtësisht jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë rezultati. Absolutisht. Do të dështojë që në start, sepse është i formuar ad hoc. Presidentja nuk ka autorizim për këtë punë”, ka thënë ai në një prononcim për Gazetën Blic, duke e cilësuar si të pavend dhe të pamenduar mirë aktvendimin e presidentes.

Komisioni në fjalë sipas tij, do të mund të formohej në një mënyrë tjetër, në bashkëpunim midis pozitës, opozitës dhe ndërkombëtarëve.

“Kjo ka mundur që në bashkëpunim dhe kooordinim të qëndrimeve të partive pozitare dhe opozitare, ta bënte këtë punë. Po kurrsesi “krye” më vete. Do të duhej të formohej një komision me 3 persona nga pozita, 3 nga opozita dhe 3 ndërkombëtarë, me marrëveshje të partive politikë”, ka thënë ai.

Eksperti për çështje kushtetuese, Riza Smaka, në vazhdim, e ka quajtur si të papërgjegjshëm komisionin aktual-drejtues.

“Komisioni i tanishëm ishte absolutisht i papërgjegjshëm dhe është për çudi si ka mundur të jetë aq i pandërgjegjshëm në disfavorin e vendit të vet për 9 mijë hektarë” është shprehur ai për Gazetën Blic, duke shtuar se ky komision do të duhej të shkarkohej.

Riza Smaka gjatë bisedës, ka thënë se Presidentja Jahjaga ka punuar konform interesave të qeverisë, sikurse herave të tjera, siç është shprehur ai.

“Ajo këtë punë e ka bërë në favorin e qeverisë. Nuk është hera e parë, që presidentja bën punë jo në harmoni me kushtetutën, por në konformitet me interesat politike-ditore”, ka deklaruar ai, me ç’rast ka vlerësuar, se Jahjaga edhe çëshjet më të vogla i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit sipas tij, disa herë ka marrë vendime në kundërshtim me kushtetutën.

Presidentja Atifete Jahjaga, ka njoftruar sot, se ka nënshkruar vendimin për themelimin e një komisioni “ad hoc”, për vlerësimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni është themeluar nga 3 ekspertë ndërkombëtarë, të cilët pas përfundimit të punës së tyre, do t’ia dorëzojnë presidentes vlerësimin final.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu