RKL: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për parandalimin e dhunës që po ushtrohet kundër luftëtarëve të lirisë nga policia e EULEX-it

0
676

Me burgosjen e luftëtarëve të lirisë së Kosovës, EULEX-i është vënë krejtësisht në shërbim të Prokurorisë dhe të shtetit të Serbisë, ndërsa një segment i Qeverisë së Kosovës, është vënë nën autoritarizmin dhe despotizmin e EULEX-it. Ata që dyshojnë në këtë konstatim, ose nuk kanë informacione, ose thjesht pajtohen dhe aprovojnë këtë fushatë inkuizicionale që po ndërmerret në mënyrë sistematike dhe në vazhdimësi kundër luftëtarëve të lirisë, të cilët u dashka të përgjigjen madje edhe për një flakaresh që ndonjë ushtar i UÇK-së  i paska dhënë ndonjë kopuku të LDK-së apo ndonjë ish pjesëtari të UDB-së. Luftëtarët e lirisë u dashka të përgjigjen edhe për vrasjen e policëve dhe eprorëve serbë, madje edhe për arrestimin dhe marrjen në pyetje të tyre, se lërë më pushkatimin apo vrasjen e tyre në frontet e luftës.

Për EULEX-in dhe Serbinë, të gjithë, 30.000 luftëtarët e UÇK-së janë “terroristë”, përjashtim bëjnë vetëm ata që kanë imunitet politik dhe që janë instaluar në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore, gjithnjë nën hije të Zyrës Civile ndërkombëtare, nën presion të EULEX-it dhe UNMIK-ut dhe nën dirigjimin e politikës krejtësisht antishqiptare të Bashkimit Evropian.>>>

Ndjekja e luftëtarëve të lirisë, duke u bazuar në dosjet e regjimit të Milosheviqit, është tregues i qartë se strukturat policore të EULEX-it po bëjnë përpjekje t’i  realizojnë  synimet, për shpërbërjen etnike të Kosovës, që nuk e kishte kryer dot Serbia për shkak të intervenimit të NATO-s  dhe bombardimit të Serbisë në pranverë të vitit 1999.

“Drejtësia” selektive  e misionit të dhunshëm dhe antishqiptar të BE-së, në Kosovë, tregon më së miri urrejtjen morbide të këtyre njerëzve, të cilët ose drejtohen nga një strukturë tipike fashiste pro serbe, ose në shumicë janë pjesëtarë të kombeve sllave dhe të paguar secili veç e veç, jo vetëm nga Serbia e Rusia, por edhe nga shtete e tjera sllave, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Askush në Kosovë nuk ka të dhëna se nga cilat shtete vinë këta policë virulentë, me sjellje banditeske, që organizojnë spektakle të demonstrimit të fuqisë, por kur rrethohen dhe zihen pisk nga policët shqiptarë të Kosovës,  përmjerrin dhe duken sikur pula të lagura, ashtu sikur ndodhi në Prizren, më 16 mars 2011.

 

Pse për shembull EULEX-i nuk i ndjek serbët, që kanë kryer veprat më të rënda të krimit kundër shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë?

Pse nuk i ndjek kriminelët serbë që kanë vrarë e kanë masakruar qindra  fëmijë shqiptarë, kanë dhunuar gra e vajza shqiptare, kanë nakatosur pleq e burra të moshuar, kanë djegur krejt Kosovën dhe kanë dëbuar  dhunshëm nga trojet e tyre rreth 700.000 shqiptarë?

Kriminelët, që kanë kryer veprat e tilla gjenocidi  shëtisin haptas në veriun e Kosovës, vrasin veprimtarë boshnjakë e fëmijë shqiptarë, dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre, bombardojnë vetura, madje edhe të EULEX-it.

Përse e vetmja shënjestër për arrestime janë ish pjesëtarët e UÇK-së dhe askush tjetër?

Po edhe sa qindra luftëtarë të lirisë duhet të arrestohen që Qeveria dhe institucionet e Kosovës të binden në këtë të vërtetë?

Përse Qeveria reagon me vonesë të pajustifikueshme kundër arrestimit të një komandanti të policisë rajonale, me prejardhje nga UÇK-ja dhe presionit sistematik psikik e fizik,  që i bëhet një deputeti të Kosovës dhe njërit ndër komandantët më të suksesshëm të luftës së UÇK-së dhe ndërtuesit më të zellshëm të Kosovës së pas luftës?

Përmbajta e reagimit të Qeverisë me këtë rast  na kujton ato deklaratat mjerane të  LDK-së në vitet 90, kur porositeshin shqiptarët  të iknin  nga provokimet, që përditë dhe në çdo vend u bënin, jo vetëm policët, por edhe qytetarët serbë. LDK-ja porosiste qytetarët shqiptarë të rrinin urtë e butë, dhe të prisnin derisa do të arrijë liria  drejtësia.

Reagimi i Qeverisë dhe deklarata skandaloze paraprake e ministrit të Brendshëm, i cili me rastin e intervenimit të policisë së EULEX-it, në komandën rajonale të Policisë së Kosovës, në Prizren, kishte thënë se EULEX-i po e bën punën e vet, dhe ne nuk kemi lidhje me të, është tregues krejtësisht i qartë se Qeveria nuk merr nën mbrojtje luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk ka vullnet dhe nuk ndien përgjegjësi për këtë. Aq më keq, Qeveria i beson drejtësisë së EULEX-it, dhe shpreson se të dyshuarit do ta mbrojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së. Deklarimet e tilla janë tejet hipokrite dhe krejtësisht të papërgjegjshme, sepse nuk janë arrestuar vetëm 12 ish pjesëtarë të UÇK-së, por prej vitit 1999 e deri tani janë sjellë para gjyqit dhe janë dënuar, jo qindra por mijëra luftëtarë të lirisë. Janë mijëra ish luftëtarë të lirisë,  të papunë që jetojnë me ndihma sociale. Këtë e di opinioni, e dinë të dënuarit, e dinë familjarët e tyre që i vizitojnë nëpër burgje, por nuk e di Qeveria, Presidenca,  as Parlamenti.

Do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës të tregonte haptas para opinionit se i ka duart e lidhura, se mund të mbahet  në pushtet vetëm si e tillë, e dëgjueshme dhe e mjerë. Të pranojë para opinionit se edhe bisedimet me Serbinë janë imponuar, janë kushtëzuar dhe janë shantazhuar. Nëse nuk është kështu, atëherë Qeveria duhet me çdo kusht dhe me çdo mjet e metodë t’ i mbrojë qytetarët e vet nga presioni fashist i një misioni banditësh, të cilëve nuk u dihet as prejardhja. Rasti në Prizren tregoi se Policia e Kosovës është e aftë ta bllokojë EULEX-in për disa orë, po ashtu është e aftë ta luftojë krimin e organizuar njëqind herë më mirë sesa policia e EULEX-it, e cila të vetmen shënjestër ka luftëtarët e lirisë.

Institucionet e Kosovës duhet ta kuptojnë se zemërimin e popullatës liridashëse nuk e frenon dot askush. Nuk e kishte frenuar as regjimi më barbar dhe më tiran i kohës, sikur ka qenë  regjimi serb i Milosheviqit. Dhe nëse prangoset Fatmir Limaj dhe vazhdon prangosja e qindra të tjerëve, duke u bazuar në dosjet e Serbisë, së shpejti do të  fillojë  derdhja  rrufe e mllefit, të cilin më së paku mund ta ndalojnë  pederastët e EULEX-it.

Qeveria e Kosovës, e di mirë se çka ka ndodhur 7 vjet më parë, pikërisht më 18 mars të vitit 2004.  Dhe, nëse nuk dëshiron të përsëritet e njëjta, duhet t’i thotë stop EULEX-it, nëse nuk ka guxim t’ i thotë stop, atëherë merr përsipër përgjegjësitë për të gjitha pasojat.

 

***

 

RKL: 16. 3. 2011

 

Qysh prej kohës së instalimit të dhunshëm në Kosovë, tri vjet më parë, strukturat policore dhe ato të ndjekjes së misionit të ashtuquajtur për “sundimin e Ligjit”, EULEX,  kanë lidhur një mori marrëveshjesh  dhe protokolle të ndryshme  me Serbinë, në radhë të parë për të arrestuar dhe dënuar ish-pjesëtarë dhe eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht duhet pasur parasysh faktin se ky mision nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur nuk e njeh as Serbia, por vepron në Kosovë me leje të BE-së dhe të OKB-së. Me rastin e instalimit në Kosovë, EULEX-i nuk ka marrë pëlqimin as i ka pyetur fare autoritet e Kosovës. Si i tillë, ky mision ka pasur dhe ka qëndrim të qartë antishqiptar dhe bën përpjekje për sikur thuhet “rikthimin e sundimit të ligjit dhe vendosjen e rendit” duke paragjykuar fare haptas, se dikur, në kohën kur Kosova sundohej nga Serbia kishte rend dhe ligj, i cili tash mungon, dhe të cilin duhet ta rikthejë EULEX-i.

Të gjitha ndjekjet dhe arrestimet e deritanishme të këtij misioni antishqiptar në Kosovë, në 95 për qind të rasteve janë orientuar vetëm  kundër luftëtarëve të lirisë dhe përgjithësisht duke u mbështetur në dosjet që i ka përgatitur Ministria e Serbisë, në vitin 2000, në kohën kur ende ishte në pushtet kryekrimineli, Sllobodan Milosheviq.

EULEX-i ka hapur hetime për korrupsion vetëm ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës me prejardhje në lufta e UÇK-së.

 

Disponimi i EULEX-it kundër çlirimtarëve të Kosovës, është krejtësisht identik me disponimin antishqiptar, racist dhe fashist të kreut politik dhe institucional të Serbisë.

Këto konstatime janë thellësisht reale dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët liridashës të vendit, përveç atyre shqiptarëve trutharë,  që punojnë në EULEX, ose që bashkëpunojnë me të, ose që kanë qenë dhe kanë mbetur shërbëtorë  të përjetshëm të të huajve.

Çështja me EULEX-in është krejtësisht e qartë dhe veteranët e luftës së UÇK-së, që kanë qenë dhe kanë mbetur shënjestër e këtij misioni policësh, e dinë fare mirë se këta policë  e prokurorë horra,  kanë dosje ndër më të panatyrshmet në vendet e tyre. Qytetarët liridashës të Kosovës, duhet që sa më parë të kërkojnë largimin me  hatër apo me dhunë të këtij misioni, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës zyrtare të Beogradit.

Nëse ne, luftëtarët e lirisë, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve nuk i themi  largohu këtij misioni, nuk duhet të presim, që këtë ta bëjë Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi, të cilët po ashtu janë të pranishëm në dosjet e ministrisë së Drejtësisë dhe të Prokurorisë së Serbisë për arrestim. Dihet se tash për tash, derisa ka filluar procesi i bisedimeve, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi kanë imunitet, dhe ata janë lënë për në fund, sikur ka ndodhur dhe ndodh rëndom.

Vetëm sot, më 16 mars 2011, policët e EULEX-it kanë arrestuar 9 luftëtarë të lirisë, ushtarë dhe eprorë të luftës së UÇK-së, nga Brigada 121, “Ismet Jashari”, Kumanova, procedurën penale kundër të cilëve e ka nisur Prokuroria e Serbisë një vit më parë. Ata akuzohen se kanë vrarë dhe kanë keqtrajtuar policë dhe ushtarë serbë gjatë luftës, ndërsa  kriminelët serbë që kanë masakruar mijëra e mijëra gra e fëmijë shëtisin lirshëm e pa viza, jo vetëm në Serbi, por edhe në mbarë vendet e BE-së. Disa syresh mund të jenë duke operuar edhe brenda policisë së EULEX-it.

Ditë më parë kanë filluar të gjykohen katër pjesëtarë të UÇK-së, të akuzuar se kanë vrarë dhe kanë keqtrajtuar bashkëpunëtorë të Serbisë së Milosheviqit. Arrestimet, ndjekjet e bastisjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve e muajve në vijim.

 

EULEX-i nuk ndalet  në misionin e vet antishqiptar, me deklarata dhe komunikata të shoqatave të dala nga lufta,  as me komente si këto të Radios-Kosova e lirë, sepse për intervenime të tilla ai ka leje edhe të një segmenti brenda Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, ka leje pash më pash nga OKB-ja dhe BE-ja. I pyetur nga gazetarët se çka po ndodh në Prizren dhe a është në dijeni të arrestimit të një komandanti të Policisë, ministri Bajram Rexhepi  deklaron me fodullëk  se nuk ka informacion dhe nuk i intereson puna e EUEX-it, sepse, sipas tij  ai e bën punën e vet, madje edhe kur arreston komandantë të Policisë.

 

EULEX-in mund ta ndalojë dhe mund ta përzë nga Kosova vetëm zemërimi i këtij populli të nëpërkëmbur si nga Serbia ashtu edhe nga qarqet pro-serbe të Evropës dhe të Rusisë. Tash për tash nuk po hetohet ky disponim, sepse EULEX-i dhe UNMIK-u na kanë shkelur përditë nga pak, sidomos ne luftëtarëve të lirisë dhe na kanë sjellë në pozitë edhe më të keqe sesa kemi qenë në kohën e represionit dhe pushtimit serb.

Këtij misioni antishqiptar duhet t’i thotë NDAL! çdo  liridashës i Kosovës, secili në mënyrën e vetë dhe të gjithë tok me të vetmin qëllim, dëbimin njëherë e përgjithmonë nga Kosova edhe të mbeturinave serbe, të cilat për këto 12 vjet pas luftës për çdo ditë kanë sulmuar dhe kanë përdhosur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. EULEX-in duhet ta dëbojmë nga Kosova, nëse nuk duam të na kthejnë Serbinë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu