RKL: Trefishohet numri i invalidëve, dyfishohet numri i dëshmorëve, rritet për 30 për qind numri i veteranëve

0
907

RKL_UCK

Vetëm Zona e Drenicës nuk e ka rritur numrin e dëshmorëve, të gjitha zonat e tjera e kanë rritur këtë numër madje deri edhe në 80 për qind 

Nga 1930 dëshmorë të shpallur nga zonat operative të luftës së UÇK-së në  vjeshtë të vitit 1999, tani statusin e dëshmorit e kanë fituar  3.269, numri gati del të jetë i dyfishuar…

Nga 1350 invalidë, të evidentuar në vitin 1999 tani  janë shpallur 4.590, numri del të jetë trefishuar. Numrin më të madh të invalidëve e ka shpallur Zona e Dukagjinit.

Numri i veteranëve, të evidentuar në mbarim të luftës  ka qenë  përafërsisht 18.000 tani janë evidentuar  26 269.

Kategoritë e tjera nuk kanë qenë të evidentuar në fund të luftës.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ka shpallur listën preliminare të kategorive të dala nga lufta.

Sipas  dokumentit final, bëhet e ditur se zyrtarisht i është njohur kontributi në luftën e UÇK-së gjithsej 55 mijë e 637 personave.

Dëshmorë të rënë gjatë luftës së UÇK-së  janë shpallur 3 mijë e 269.

Statusi i Invalidëve i është njohur 4. 590 aplikuesve.

Veteranë të UÇK-së janë shpallur 26. 274.

Kurse statusi i pjesëtarëve në luftën e UÇK-së i është njohur 8.687 vetave.

Pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, 12. 817.

Janë refuzuar aplikacionet 9. 253 personave në gjithë vendin.

Zona Operative e Pashtrikut

Në Zonën Operative e Pashtrakut statusi i dëshmorëve i është njohur 453 luftëtarëve të rënë në luftën e UÇK-së. Ndërsa statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 725 ushtarëve. Veteranë të lutës së UÇK-së nga kjo zonë janë pranuar 5484 persona, kurse pjesëtarë 1700 dhe në kategori e pjesëmarrësve i është njohur statusi 3 mijë e 849 vetave. Janë refuzuar 2 mijë e 770 aplikacione .

Zona Operative e Neredimes

Zona Operative e Noredimës zyrtarisht i ka të pranuar 188 dëshmorë. Statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 219 personave. Statusi i veteranëve u është njohur 2560 aplikuesve. Kurse 470 personave i është njohur statusi i pjesëtarëve dhe 299 pjesëmarrësve. Ndërsa i janë refuzuar aplikacionet 770 personave të cilët kanë aplikuar për të fituar njërën nga këto kategori.

Zona Operative e Llapit

Zona Operative e Llapit i ka 177 dëshmorë. Ndërsa statusi i invalidëve i është njohur 928 ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Veteranë janë pranuar 3062, ndërsa statusi i pjesëtarëve i është njohur 1887 personave dhe 910 janë pranuar me statusin e pjesëmarrësit. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Llapit janë 1166.

 

Zona Operative e Shalës

 

Zona Operative e Shalës i ka të pranuar zyrtarisht 114 dëshmorë të rënë në luftën e UÇK-së. Statusi i Invalidit i është njohur 193 të personave. Statusin e veteranit e kanë fituar 1722, kurse statusin e pjesëtarit e kanë fituar 418 persona dhe atë të pjesëmarrësit 331.

 

Zona Operative e Karadakut

 

Zona Operative e Karadakut i ka të njohur zyrtarisht 60 dëshmorë të rënë  në luftën e UÇK-së. Një numri të vogël prej 30 personave i është njohur statusi i invalidëve. Ndërsa veteranë janë 621 dhe 579 pjesëtarë e 130 pjesëmarrës. Kurse 714 aplikacione nga kjo zonë janë refuzuar.

 

Zona Operative e Dukagjinit

 

Zona operative e Dukagjinit ka numrin më të madh të dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Zyrtarisht statusi i dëshmorëve i është njohur 837 të rënëve në luftë. Statusi i invalidëve i është njohur 1335 personave. Veteranë të zonës së Dukagjinit janë 5950.

Statusi i pjesëtarëve të luftës së UÇK-së i është njohur 1776 personave dhe 7110 do të gëzojnë statusin e kategorisë së pjesëmarrësve në luftë. Kurse 1358 aplikacione të kësaj zone janë refuzuar.

 

Zona Operative e Drenicës

 

Zona Operative e Drenicës zyrtarisht i ka 443 dëshmorë të rënë  në luftën e UÇK-së. Statusin e invalidëve të UÇK-së në këtë zonë e kanë fituar 869 pjesëtarë  të kësaj zone. Statusi i veteranëve i është njohur 4319 personave. Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 1650 vetave dhe ai i pjesëmarrësve vetëm 87 personave. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Drenicës janë 1196.

 

Shtabi i Përgjithshëm

Shtabi i Përgjithshëm i ka 45 dëshmorë, 122 invalidë, 588 veteranë, 132 pjesëtarë, 42 pjesëmarrës dhe 235 aplikacione të refuzuara.

 

Operacioni Shigjeta

 

Operacioni Shigjeta i ka të shënuar 20 dëshmorë, 144 invalid, 1968 veteran, 75 pjesëtar, 59 pjesëmarrës dhe 244 kërkesa të refuzuara.

Radio Kosova Lire

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu