Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive sepse krijohet një pushtet i tretë në Kosovë, prandaj edhe duhet të refuzohet një gjë e tillë. Por, Rohan thekson se krijimi i Asociacionit nuk është kundër Pakos së presidentit, Martti Ahtisaari por as nuk duhet te marre kompetenca ekzekutive dhe Kosova duhet te kete kujdes me Asociacionin e Komunave Serbe.
Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan