Rrëfehet karikaturistja që lejoi terroristët të hynin në redaksinë e Charlie Hebdo

0
621

Charlie Hebdo

Corrine Rey dhe vajza e saj e vogël kanë parë karikaturistët e revistës Charlie Hebdo duke u vrarë.

Corrine Rey i shpëtoi tragjedisë së Parisit sot. Ajo kishte shkuar për ta marrë në çerdhe vajzën e saj të vogël dhe me t’u kthyer, thotë se pa dy burra të armatosur me maska, të cilët kanë thënë se ishin anëtarë të Al Qaedës.

Terroristët ia kanë kërkuar kodin për hapjen e derës së ndërtesës, nën kërcënim, të cilin ajo është detyruar t’ua tregojë.

Në rrëfimin e saj, Rey thotë se “të dy personat flisnin shumë mirë gjuhën franceze”.

“Kisha shkuar për ta marrë vajzën në çerdhe dhe kur u ktheva, pranë ndërtesës së revistës pashë dy burra të armatosur të cilët na kërcënuan”, thotë Rey.

“Ata thanë se duan të shkojnë në ndërtesë dhe unë vendosa kodin”, thotë ajo.

Rrëfimi i saj vazhdon se si ajo u fsheh me vajzën e saj nën tavolinë, ku edhe panë ekzekutimin e dy karikaturistëve të revistës.

“Ata qëlluan Ëolinskin dhe Caub’në, kjo zgjati për pesë minuta”, thotë ajo.

Storia e Corrine është vetëm një nga rrëfimet trishtuese të asaj që ndodhi sot në Paris. Ajo është një nga njerëzit që i shpëtoi njërës nga masakrës më të tmerrshme në Francë, e kryer nga militantët islamistë.

Charlie Hebdo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu