Rrëfehet Riza Junuzi: Jo, nuk e kam tradhtuar grupin e “Kumanovës” (Video)

0
456

Riza

Riza Junuzi, i shumë përfolurit nga Kumanova ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka tradhëtuar grupin e armatosur në “Lagjen e Trimave”. Ai në një intervistë për emisionin “Pa Rrotlla” që emetohet në RTK, ka demantuar zërat se ka bashkëpunuar me ndonjë person për t’i nxjerrë në grackë shokët e tij, transmeton zeri.info

“Unë dua ta sqarojë opinionin se njerëzimi njeh shumë situate që kanë ndodhur në luftëra në tërë botën. Ka pas raste kur ka pasur përplasje në mes të grupeve të armatosura ushtarake për çfarëdo situate të caktume. Gjitha shërbimet inteligjente në botë dhe struktura e gjitha shteteve janë munduar me dekada dhe shekuj për të nxjerr ndonjë informacion, për të nxjerrë të vërtetën në pah dhe janë bërë analiza shumë të mëdhaja deri sa kanë ardhë në konstatim nëse ka ndodh kjo ose kjo”, ka thënë ai.

Junuzit më tej tregon se vetëm një herë ka pasur rastin ta takoj Arlind Gashin, i cili para disa ditëve në profilin e tij në Facebook ka postuar një tekst ku shkruan se Riza Junuzi nga Kumanova ka tradhtuar grupin e Kumanovës, transmeton zeri.info

“Kur tek ne, një individ i caktum del pa pas qasje, pa pas lidhje dhe shkruan në “Facebook” sene që s’kanë të bëjnë me realitetin. Një njeri i cili nuk ka pas kurrë qasje edhe me ata njerëz që sot kanë rënë dëshmorë dhe kurrë nuk është takuar me to. Ai del pa kurfar hezitimi flet. Unë nuk çuditem nga ai njeri çfarë ka bërë në “Facebook” por unë jam i brengosur shumë nga portalet dhe mediat se si ato kanë guxim ta përhapin këtë informacion të këtij njeriu që është pak i rëndësishëm.

Ky njeri ka pasur rastin të më takoj mua njëherë në Kosovë përmes disa miqve të mi atje ku rusisht kemi qëndruar në një lokal dhe aty ka bërë një foto me mu”, ka treguar Junuzi. /Zëri/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=33iphttLZZs” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu