Rrëfehet Thaçi: Ja pse e lëshova takimin

0
919
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris

Lideri i partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar arsyet se pse ka braktisur sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se që nga fillimi ka vërejtur përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.

Thaçi ka siguruar qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se deputetët e kësaj do të marrin pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe frmimin e Qeverisë nga PDK-ja.

Lexojeni të plotë postimin e Hashim Thaçit, në Facebook:

“Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.

Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.

Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë decidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH.”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu