Rrëfim për veprimtarin e çështjes Kombëtare Xhemajli Berisha

0
1337

Xhemaili Berisha

Për veprimtarin e çështjes kombëtare prof.Xhemajli Berisha shkruan shoku i idealit Xhevat Zekaj

Me shokun dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Xhemajli Berisha jam njohur në vitin 1979 atëherë kur ne ishim student, ai i Fakultetit Ekonomik, kurse unë i Fakultetit Juridik. Pasiqë në banesën ku unë banoja nuk kishte kushte të përshtatshe për të lexuar (banoja në Pvionin C aty afër Fakultetit Juridik) preferoja që të lexoja në bibliotekëk e Fakultetit Ekonomik. Aty më ra në sy një djalosh i cili lexonte pothuaj cdo ditë. Ishte shum elegant, serioz dhe nëse ndonjëherë qeshte e qeshura e ty ishte shume e ëmbël. Por nga fizionomia të lente përshtypjen e një njeriu shumë të thellë. Pas një kohe ne filluam që të përshëndetemi me njëri tjetrin, ndersa një ditë kur ai u ngrit për të bërë nje pushim të shkurtër uafrua në tavolinën ku unë lexoja dhe më tha „Koleg a dalim të pushojmë pak“, i thash po menjëherë. Shkuam në byfenë e fakultetit ku qendruam afër një orë duke biseduar me ç’rast u njoftuam më mirë në mes veti, më tregoi se vinte nga Dushanova (tani Arbanë) e Prizrenit dhe në përgjithësi mbi gjendjen familjare. Po ashtu edhe unë e njoftova mbi gjendjen time familjare. Që në takimin e parë më bëri shumë përshtypje thjeshtësia dhe thellësia e mendimit të tijë. Disi më hyri shumë shpejt në shpirt dhe thash me vetveten kësi shokësh na duhen. Atë ditë vendosëm se cili të tëshkoj i pari në sallën e leximit të rezervoj edhe një vend për tjetrin. Në ato vite e posaqërishtë pas shënimit të 100 vjetorit të Lidhjes së Priztenit në mesin e studentëve patriot dhe revolucionar ishte zgjuar ndjenja e atëdhedashurisë dhe bisedohej me të madhe në rrethin e shokëve çështja e pazgjidhur kombëtare, padrejtësitë dhe shfrytëzimi që i bëhej Kosovës nga titistët jugosllav dhe shovinistët serbomdhenjë.
Gjat takimve dhe bisdedave të shpeshta që bënim me Xhemajliun mbi këto çështje pashë se Xhemajli Berisha kishte taban kombëtarë, ishte i edukar mirë në frymën e patriotizmit kombëtarë dhe njihte mirë padrejtësitë shekullore që ishim bërë kombit tonë, dhe jo vetëm kaq por ai tani bënte përpjekje që të gjente rrugë që kjo gjendje të ndryshohej. Në Tetor te vitit 1979 unë vizitova Ambasadën e Shqiperisë në Vjenë prej andej solla në Kosovë literaturë të cilën filluam ta lexojmë dhe ta përpunojmë me shokë. Një ditë u takuam me Xhemajliun më duket se ishte Nëntori i propozova që të shkojm në banesën time, i tregova se kamë siguruar literaturë nga Shqipërria, u gëzua pa masë. Pa se në banesë kisha vetëm dy libra, ia qita në tavolinë veprat
„Kur Lindi Partia“ dhe „Vetadministrimi jugoslavë teori dhe praktikë kapitaliste.“
E ka hapur librin „Kur Lindi Partia“ aty ishte edhe fotografia e udhëheqsit të madh të popullit shqipëtarë Enver Hoxha, Xhemajliu e ka puthur fotografinë e Enver Hoxhës dhe më ka thanë: „Xhevat gritu në këmbë dhe jemi përqafuar. Më pastaj biseduam edhe për nje kohë në lidhje me rrezikun që kanosej nëse bie në dorë të UDB-se dhe të bashkëpuntorve të saj literatura e tille. I ka futur veprat në palën e gazetë „Rilindja.“ Në Mars të vitit 1980 Xhemajliut i dhash edhe këto vepra „Mbi Luftën kundër Burokratizmit“, Enver Hoxha: „Vepra 39“, „Hrushovianët“ , „Imperializmi dhe Revoluzioni.“
Xhemajliu më tha se veprat dotua jap në lexim edhe ndonjë shoku. Në Nëntor te vitit 1980 prap kam vizituar Ambasadën e Shqipërisë edhe kësaj radhe u furnizova me literaturë te cilën e solla ne Kosovë.

Ngjarjet e Marsit dhe Prillit 1981 Xhemajliun dhe të gjithe shokët e Xhemajliut na gjetën në krye të detyrës si atdhetarë dhe revolucionarë. Ai ishte pjesmarës shumë aktiv dhe mobilizues ne demostratën e 11 dhe 26 Marsit, si dhe 1 dhe 2 Prill 1981. Xhemajliun e patën arrestuar për pjesmarje ne këto ngjarje, pas lirimit Xhemajliu ishte po ai i mëparshmi i pathyeshëm dhe stoik si dhe me bindje se lufta e jonë po merr rrugë të mbarë. Kur pas arestimit te Grupit të studentve dhe GMLK-se dhe masave drakonike që merrte UDB-ja dhe Kujslindes disa ishin thyer dhe tërhjekur, për Xhemajliun këto masa vetëm sa e forconin lëvizjen e rezistencës dhe shtojnë urrejtjen ndaj pushtuezve dhe klyshve të tyre siç shprehej ai. Gjatë kësaj kohe ne kishim krijuar lidhje të reja radhët e shokve ishin zgjëruar. Gazeta „Liria“ organ i GMLK-së u shpërnda nëpër Kosovë 3 ekzemplarë të cilët më ranë në dorë, dy ja dhash Xhemaijlit si dhe veprat „Eurokomunizmi është Antikomonizëm“, „Rreziku Anglo-amerikan për Shqipërinë“, Enver Hoxha: „Kush përgjigjet për krimet e gjenocidit në Kosovë“ 31. gusht 1966.
Xhemajliu ishte pjesmarrës edhe në demostratën e 11 Marsit 1982 pra në shënimin e përvjetorit të demostratave të vitit 1981. Diku me datë 20 Mars 1982 u arrestuan për pjesmarrje dhe organizim të kësaj demostrate në Prishtinë disa nga shokët tanë si Qamil Qadraku, Adem Krasniqi, Xhavit Vata, Mejreme Krasniqi, Mihrije Krasniqi, Shqipja nga Dibra ( mbiemri nuk po më kujtohet) si dhe unë Xhevat Zekaj u arrestova në Istog. Pas dy javë hetime dhe torturave pasi që nuk kishin pranuar asgjë u liruan të gjith. Në Prill kishte ardhur nga Zagrebi Fehmi Lladrovci i cili kërkoj të takohemi me shokët e posa liruar, Femiu dëshironte të dinte se si ka shkuar rrjedha e hetimeve.
U takuam së bashku Fehmiu, Adem Krasniqi, Qamil Qadraku, Kasim Haxhimurati dhe unë Xhevat Zekaj. Pasi biseduam dhe shqyrtuam cdo gjë Fehmiu na përgëzoi të gjithve për qëndres. Personaliteti i Fehmiut për ne shokët ishte i pa zavendsueshëm, kishim një respekt të madh për të dhe e donim shumë, ai ishte frymzim për ne kështu që ne muarëm kurajo të madhe për punë të mëtejme.
Gjatë këtyre ditëve Fehmiut i fola për Xhemajliun dhe i cili kishte kërkuar që të njoftohej dhe të takohej me Fehmiun pasi që unë i kisha folur shumë Xhemajliut.Fehmiu dëshironte që të takohej me shokë të cilët ishin të gatshëm për punë. Andaj shprehu dëshirën që të takohemi patjetër por më tha se takimin da ta mbajmë në Mitrovicë pasi që atë ditë Fehmiu do të takonte dikënd nga shokët e tij student në Fakulttin Xehtaro Metalurgjik. Ne e lam që të takohemi ne ora 12:30 para shtëpisë së Mallrave ne Mitrovicë. E njoftova Xhemajliun se duhet të takohemi me Fehmiun u gëzua shumë, ne shkuam në Mitrovicë dhe u takuam bisedën e bëmë duke shëtitur per rreth nje orë. E tërë biseda pothuaj u zhvillua në mes Fehmiut dhe Xhemajliut dhe kishte të bënte me gjendjen dhe domosdoshmërinë e punës së mëtejme si dhe zgjerimin e radhve. Fehmiut i la përshtypje të jashtzakonshme Xhemajliu si dhe Xhemajliut i cili më patë thënë duke u këthyer për në Prishtinë (pasi që Fehmiu mbeiti në Mitrovicë), se: „Ende nuk kam takuar njeri si Fehmi Lladrovci dhe me burra të tillë çështja e jonë ec sigurt përpara.“ Dhe kjo ishte e vërtetë sepse Fehmi Lladrovci ishte i tillë, ai ishte një tribun popullor, revolucionar dhe trim i madh dhe kishte shokë të mirë, në këtë kohë ai njihej edhe me Hilmi Zekën, Shaban Shalën dhe Fadil Bajramin nga Kërçova të cilët i njihja edhe unë dhe kontaktonim kohë pas kohe.
Edhe Fehmiut Xhemajliu i kishte lënë pershtypje të madhe si për thellsinë e mendimit ashtu edhe të vendosmërisë e gadishmërisë për të vepruar.
Pasi që me shokët vendosëm të konkretizojm veprimtarinë krijuam grupin „Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare“ platformë e të cilit ishte platforma e GMLK-së, selia e të cilit do të ishte në Prishtinë ndërsa celulat do të shtriheshin nëpër komunat e Kosovës. Ishte Koha kur Xhemajliu po përfundonte studimet dhe ai tani më shumë do të ishte në Prizren, pra Xhemajliu diplomoj në Maj të vitit 1982 ndërsa në shtator të 1982 u punësua në gjimnain e Prizrenit. Nga fundi i Tetorit 1982 u takuam në Prishtinë, biseduam mbi gjendjen dhe situatën e krijuar si dhe nevojën për zgjerim të radhëve. E njoftova Xhemajliun për nismën e krijimit të celulave në Rahovec, Suharek, Istog, Pejë dhe Prizren. Edhe pse për rrethin e Prizrenit ne kishim të angazhuar Ramiz Dakën, Xhemajliu do të angazhohej në krijimin e një rrethi tjetër dhe se kontaktet do të mbahen vetëm me mua në këtë rast ai zgjodhi pseundonimin „Erseni“. Me këtë ras Xhemajliut i dhash 5 nr. të Zërit të Kosovës dhe një trakt „Armiku na ka në dorë aq sa e lejojmë ne vet“ ndërsa ai më kishte sjellur veprat e Enver Hoxhës: Me Stalinin dhe më duket shënime për Kinën të cilat i kishte siguruar nga një shokë. Në fund të Nëntorit një takim ku ishim Adem Krasniqi dhe unë Fehmiun e njoftuam për punën e bërë në drejtim të krijimit të celulavet në për rrethe, Fehmiu më pyeti për Xhemajliun se ku gjendet i tregova se ai tani është punsuar në gjimnazin e Prizrenit dhe se unë mbaj kontakte me të, ndërsa Fehmiu kërrkoj që tani e tutje kontakte me Xhemajliun ti mbaj ai pasi që ne të gjithë ishim mjaft të rrezikuar dhe të trajtuar nëpër organe e UDB-së andaj edhe mund të ndodhte ndo një arrestim. Fehmiu kërkonte se Xhemajliu duher ruajtur pa rënë në sy të UDB-së.
I tregova Fehmiut se Xhemajliu mbanë nofkën “Erseni“ dhe Fehmiu më tha se kësaj radhe do të takohet me të, kështu që edhe janë takuar. Në Janar të vitit 1983 diku me datën 13, 14 u takuam në Prishtinë ishte shumë i entuziazmuar pasi që më tha se kishte takuar shokë të mirë andej nga Prizreni si dhe më njoftoj për takimin se kishte pasur me Fehmiun gjithashtu edhe unë e njoftova mbi gjendjen si dhe përpjekjen që bëhej në drejtim të bashkim-shkrirjes së grupeve punë të cilën e bënte veprimtari i madh Nuhi Berisha. E biseduam edhe çështjen e organizimit të Marsit 1983 pasi që ne me shokët mendonim se duhej të organizohej, dhe ramë dakord se duhet organizohet por ashtu ramë dakord se Xhemajliu nuk duhej të involvohej direkt në organizim dhe se për këtë çështje në Prizren do të angazhohej Ramiz Daka me shokët tjerë.
Përmes Nuhi Dakës na kishe arritur një trakt që duhej të shpërndahej me rastin e vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, (që ishte 17 Janari), Xhemajliu muar që të shpërndaj më duket 70 trakte.
Ky ishte takimi i fundit me Xhemajliun pasi që unë dhe shokët Qamil Qadraku, Adem Krasniqi, Kasim Haxhimurati, Ramiz Daka, Ismet Avdyli, Nuhi Daka u arrestuam dhe u dënuam. Për vrasjen e Xhemajliut dëgjova në Burgun e Nishit ku isha duke e vuajtur. Ndodheshim në izolim pas një proteste që organizuam në shenjë për pëkrahjen e protestave gjithëpopullore në Kosovë kundër ndryshimeve të dhunshme dhe të përgjakshme të Kushtetutës së Kosovës. Në një gazetë serbe lexova një informatë të shkurtër të organeve të Punevë të Brendshme të Prizrenit ku thuhej: „Irredentisti dhe armiku Jugosllavisë profesor Xhemajli Berisha pas arestimit ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga dritaret e zyrës së Sekretariatit të PB në Prizren.
U trondita thellë por isha shum i sigurt dhe i bindur, duke njohur karakterin e Xhemajliut, se inforamta ishte gënjeshtër e kulluar e UDB-së sepse Xhemajliu nuk do të thehej kurrë nga torturat barbare të UDB-së dhe të kuislingve shqiptar por ai do të qëdnronte stuik dhe i pathyer po sikur Qemal Stafa e Rexhep Mala.
Përmes dritarës së dhomës kam thirrur Gani Krasniqin (nga Carralluka e Malishevës), me të cilin komunikonim nganjëherë dhe e kam njoftuar, Ganiu i cili gëzonte një respekt të madh nga të gjithë ne më tha se „Lufta jonë këto i ka, duhet të qëndrojmë të fortë edhe kur shokët na vriten, e vepra e tyre le të jet burim frymëzimi për të gjithë ne Lavdi jetës dhe veprës së Xhemajli Berishës“, këto ishin fjalët e Gani Krasniqit.
Pas daljes nga burgu 1990 së bashku me një grup shokësh unë, Ramadan Avdiu, Ibrahim Shala, Halil Selimi, Ram Vata, Sabit Vejseli, tjerët nuk më kujtohen kemi vizituar familjen e Xhemajli Berishës dhe aty pata rrastin të njoh këtë familje bujare dhe me tradita patriotike. Takuam me këtë rast nënën Mihrije, babain Reshitin, motrat Hajrijen etj., vëllezërit Skederin, Nexhmedinin dhe Ruzhdiun të cilët me pritjen dhe qëndresën e tyre treguan se Xhemajliu nuk mund të ishte ndryshe por me virtyte të cilat karakterizojnë familjet të cilat atdheun kanë mbi të gjitha. Tek ata nuk do të vërehet kurrë ligshtimi por përkundrazi moral dhe forcë e mbështetje, sidomos nëna Mihrije na la përshtypje me qëndrimin dhe dashurinë e saj ndaj neve se i bëhej sikur iu kthye diçka nga një pjesë e jetës së Xhemajliut. Ishte ky përkushtimi i një familjeje e cila i kishte falur birin e saj atdheut.
Familjen e Xhemajliut e kam vizituar edhe pas lufte pra ne Maj të vitit 2008, babai Rashiti kishte vdekur ndërsa nëna ishte ende e fortë dhe e dashur si çdo herë. Poashtu vëllezërit Skenderi, Nexhmedini, Ruzhdiu dhe Motra Hajrije krenar dhe të pathyer. Më pritën në dhomën e Xhemajliut ku ai kishte pasur edhe bibliotekën e vet e cila ishte po me ato libra dhe tekste dhe verpra shkencore e politike, të cilat i kishte shfrytëzuar Xhemajliu gjat jetës së tij si nxënës, student dhe verprimtar politik e atdhetar. Aty pashë edhe fotografi të ndryshme nga jeta e Xhemajliut pastaj biblioteka dhe dhoma ishte pasuruar edhe me dekorata dhe mirënjohje të viteve të ndryshme sie dhe një mirënjohje nga atdhetarja dhe heroina e popullit shqipëtarë Nexhmie Hoxha për Kontributin e Xhemajliut këtij dëshmorit të kombit dhënë për çështjen kombëtare dhe atdheun.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit dhe shokut të idealit Xhemajli Berisha.

Xhevat Zekaj Zvicër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu