Rrëfimi i gruas që lindi beben në korridorin e Gjinekologjisë

0
719

Sabie Krasniqi

Një nënë ka lindur, të mërkurën mbrëma, midis korridorit të Klinikës së Gjinekologjisë. Fëmijën e kishte lëshuar vetë në peshqir dhe për pak sa nuk i kishte rënë në pllaka. Ka treguar për Express se ishte neglizhuar nga një motër kujdestare, e cila edhe e kishte fyer. Derisa rrëfen ngjarjen, asaj i rrjedhin lotët nga sytë. Thotë se kur e kishte hequr vajzën nga trupi kishte menduar se i ka vdekur.

“Tri herë i kam thënë motrës se më doli bebja, e ajo më është përgjigjur mos ec si e ‘killavtë’”. Ky është rrëfimi i lehonës Sabile Krasniqi e cila ka lindur mbrëmë në korridorin e gjinekologjisë në QKUK, pa ndihmën e askujt.

Sabilja ka treguar për Gazetën Express se fillimisht kishte shkuar në tualet për t’u përgatitur për lindje. Por, përderisa ishte duke u kthyer në sallën e lindjes, ajo tregon se ka nisur t’i dalë fëmijës koka nga mitra e nënës.

Për këtë proces, ajo thotë se e ka njoftuar motrën kujdestare të saj, e cila e kishte shpërfillur njoftimin e saj.

“Kur jom dal prej banjos, e kom thirr atë motrën, o më dulbeba. I doli bebes kryet. Ma ka ba ajo nuk është e vërtetë që i ka dal bebes kryet. Dy herë i kom than o i dul bebes krytë, dhe ja kom shti unë bebes krytëmrena vet”, rrëfen Sabilja, e cila është ende e shtrirë në dhomën e Gjinekologjisë.

Fillimisht, nëna që kreu lindjen në korridor të spitalit, ka hezituar të rrëfejë ngjarjen në detaje, përderisa në prezencë ishte drejtoresha e gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, e cila i ndërhynte në bisedën tonë dhe thoshte: “Tregoje të vërtetën. Se fëmija nuk ka ra në tokë edhe që është mire”.

Por, kur drejtoresha është larguar, Sabilja ka treguar detaje të reja se si lindi pa ndihmën e askujt.

Në momentin kur e ka ndjerë se fëmija po i del nga mitra, ajo tregon se i ka zgjatur duart për ta mbajtur peshqirin që e kishte me vete. Në atë moment foshnja i ka rënë në peshqir, dhe fatmirësisht kishte arritur që ta lëshojë në tokë po u lënduar, se pastaj vetë ishte rrezuar.

“Kur e kom pa beben, ka qenë e zezë. Kom bërtite, kuku më ka vdiq vajza”, tregon Sabilja derisa lotët i rrjedhin nga sytë.

Ajo tregon se pastaj edhe pse e ka dëgjuar foshnjën e saj të qajë për disa momente nuk e ka besuar që e ka gjallë.

Rasti i Sabilës, të mërkurën mbrëma është raportuar në mediat online. Fillimisht ishte raportuar se foshnja u ka rënë mjekëve në tokë nga duart. Por, në njoftimin e së enjtes të QKUK’së është dhënë një version i ngjashëm me të Sabiles.

QKUK e ka publikuar edhe një deklaratë të pacientes në të cilën konfirmohen sjelljet arrogante të mamive dhe lindja e bebes në korridor të gjinekologjisë pa e ndihmuar askush.

Askush deri më tash s’ka marrë masa ndaj atyre që kanë qenë përgjegjës për mbikëqyren e pacientëve.

Sidoqoftë, Sabilja tregon se e ishte qortuar nga mjeket sepse rasti ishte publikua në media.

“Më kanë thanë jo po i përhapni senet. Unë s’kisha dashtë me përhapë, por në korridor e kom lind beben. O kon duke rënë në pllaka”, thotë ajo për Express, dhe tregon ankesa për ndërrimin e mamive që ishin mbrëmjen kur ajo lindi.

Por, diçka që Sabilja nuk do ta harrojë kurrë, do të jetë ajo mamia e cila nuk e kishte ndihmuar në momentin kur ajo lindi foshnjën, edhe pse ishte prezente.

“Zeshkane, jo shumë e gjatë. I ka pas do vathë të kaltër”, këtë përshkrim e jep ajo për të, duke shtuar se që nga ai moment nuk e ka parë më.

Kjo është letra e shkruar nga nëna e cila ka lindur vetë:

Deklarata e Sabiles

Kjo është komunikata e Gjinekologjisë për këtë rast:

Komuniakata e QKUK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu