Rrëfimi i pejanit të cilin hajnat e rrahën dhe ia plaçkitën 200 mijë euro (Video)

1
739

Një qytetar në Pejë ishte sulmuar në shtëpinë e tij nga hajnat, kurse më pas i janë vjedhur mbi 200 mijë euro, të holla nga biznesi i i tij, që është një këmbimore.

Gazmend Gashi ka rrëfyer për RTV Dukagjini, se natën mes 26-27 dhjetorit të vitit të kaluar, ka përjetuar një tmerr të vërtetë.

Ai ka theksuar se gjatë kohës sa ka qenë i lidhur e ka kuptuar se janë tre persona në shtëpinë e tij, derisa dikush tjetër del të ketë shkuar në biznesin tij për ta bërë plaçkitjen.

Dëmi që i është shkaktuar Gazmendit, sipas tij, është rreth 200 mijë euro.

Ai thotë se po çuditet edhe me faktin që kamera e sigurisë së qytetit që ishte përballë lokalit, nuk ka funksionuar, derisa shprehet i pakënaqur edhe me reagimin e policisë, sepse, sipas tij, kjo çështje nuk është trajtuar si duhet.

Këtë rast e ka konfirmuar policia, duke thënë se hetimet për këtë po vazhdojnë.

“Në lidhje me rastin e Grabitjes në këmbimore-Pejë, janë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe për të njëjtin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar dhe se për çdo veprim hetimor në lidhje me këtë rast është informuar Prokurori i shtetit, me të cilin Hetuesit Rajonal koordinojnë veprimet hetimore. Për detaje rreth këtij rasti mund ti drejtoheni Prokurorisë në Pejë, me që është kompetencë e tyre dhënia e informacioneve të detajizuara”, thuhet në përgjigjen elektronike të policisë për RTV Dukagjini.

Kjo grabitje nuk ishte e para për Gazmend Gashin, pasi ai edhe në fundvitin e 2004-ës është grabitur.

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu