Rrëfimi i Sokol Dobrunës: Tregon çka e pyetën në Speciale për Thaçin, Veselin dhe Halitin

0
458
Rrëfimi i Sokol Dobrunës: Tregon çka e pyetën në Speciale për Thaçin, Veselin dhe Halitin

E enjtja dhe e premtja e javës që shkoi, ishin të vështira për ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Doburuna. I ftuar nga Specialja, për shumë orë me radhë, ai u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Gjatë marrjes në pyetje, janë përmendur edhe emrat e udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti. Dobruna nuk e di nëse është i dyshuar apo vetëm dëshmitar. Tregon rastet për të cilat e kanë pyetur, dhe tregon nëse u përmend “Shtëpia e Verdhë’.

Dobruna në një rrëfim për Kosova Press tregon se si e mori lajmin për intervistim nga Prokuroria Speciale.

“Ftesën e kam pranuar në mënyrë bash jo zyrtare sepse e kam pranuar përmes telefonit, më është paraqitur një anëtar i hetuesisë së Prokurorisë së Hagës, dhe jemi marr vesh me u takuar. Mirëpo, të nesërmen ai ishte jashtë Kosovës. Edhe u paraqit se nuk mundem me ardh për shkak se jam jashtë Kosovës. Pastaj, puna a me ardhur  me marr ata, apo unë me shkua unë  vet, përfundimisht kemi  vendos që unë me shkua vetë atje, na ka treguar vendin ku është Eulex në Prishtinë. Me kolegun avokatin jemi shkuar atje, e kemi dhënë intervistën  ditën e parë nja gjashtë orë pa ndërprerë gjashtë orë pa ndërprerë. Ditën e dytë sipas llogarisë sonë janë bërë nëntë apo dhjetë orë. Prej 9:30 mëngjes deri në mbrëmje”,  deklaron ai.

Ndonëse, ende nuk e ka të qartë se në çfarë cilësie është ftuar, ai thotë se një dokument e ka parë që shkruante dëshmitar, por që nga parashtrimi i pyetjeve dhe përvoja e tij si avokat, ka dyshimet e tij, se ai mund të jetë edhe i dyshuar.

“Ende akoma nuk është e përcaktuar, sepse ata na i ofruan  sipas rregullit shpenzimet e rrugës, për shpenzime të rrugës është dashur me nënshkrua  në një akt në të cilin shkruante se  dëshmitari. Gjatë gjithë kohës kanë pyetur vetëm për mua eventualisht edhe për ndonjë personalitet tjetër, por për mua nën stop kanë vetë. Cila është kanë përgjegjësia e Gjykatës Ushtarake, apo shërbimit juridik të Gjykatës, dhe kjo pak është  pak anakrone, mirëpo është çështje e tyre, a do të shkoj si dëshmitar, apo  do të shkoj i akuzuar, pritet me pa Prokurori i Prokurorisë së Hagës. Ka qenë direkt i lidhur, sepse  kolegu ka vërejtur se po konsultohen ata”, thotë ai.

Dobruna thotë se për dy ditë intervistim kryesisht u pyet për angazhimin e tij dhe vendimet e tij në Gjykatën Ushtarake të asaj kohe, e si rast nuk ishte lënë pa u përmendur edhe ai i deputetit të AAK-së , Blerim Kuçit, të cilin e kishte dënuar me pushkatim.

Duke thënë se Gjykata Ushtarake e UÇK-së nuk ka proceduar shumë raste për shkak të kohës së shkurtër të veprimtarisë së saj, Dobruna tregon se ishte pyetur edhe për disa raste tjera në zonën e Drenicës dhe Dukagjinit.

“Raste tjera nuk kemi pasur, këtë shërbimin juridik e kam marr diku 16 dhjetor. Një muaj e gjysmë deri sa e kemi bërë kodet penale, dhe kodin e ekzekutimeve penale ka kaluar kohë e gjatë deri sa i kemi siguruar vulat edhe organizimi ka zgjatë bukur si mirë, dhe merreni me mend prej gati fillimit të marsit deri në qershor, frorit në të vërtet jo marsit, fillimi i frorit, deri në qershor sa ka pasur afat aty tre katër pesë muaj, katër muaj sa ka pasur  edhe nuk kemi pasur raste shumë, nuk kemi pasur gati hiç raste tjera të rënda. Rastet e lehta i kanë kryer nëpër  zona operative…05-50 Ka pasur një rast të veçantë në Lladrovcë, një ushtar ja ka marr Mercedesin dikujt, edhe  eprori i tij e ka çmuar si shkelje…06-59 Për rastin e Dukagjinit kam fol një rast, vetëm e kam përmend si rast, ata më treguan emrin për çka  po flasin, që ka munguar një dy muaj, FatonMehmeti, edhe ajo u kry tjetër nuk pomë kujtohet”, shton ai.

Dobruna për KosovaPress deklaron se nga hetuesit e Speciales u pyet edhe a kishte kontakte me presidentin, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, e Xhavit Halitin, derisa thekson se nuk u pyet për kryeministrin, Ramush Haradinaj, i cili në kohën e luftës ishte komandant i zonës së Dukagjinit.

Ndonëse, thotë se konkretisht për rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’ nuk u pyet, por kishte pyetje se a kishte vizituar Shqipërinë në atë kohë.

“Po janë përmend, por unë nuk kam qenë në rrjedha. Për shkak se Hashimi dhe Kadria dhe Xhavit Haliti që i kanë përmend ata, nuk kanë qenë të njohur për mua. Njëherë vetëm Hashimi ka ardhur në zonën operative të Dukagjinit qaty e kam parë për herë të parë, më jo… Jo, për Ramushin nuk më kanë pyetur asgjë…… A ke kontaktuar me ta ? sikurse që i thash me Hashimin kam kontaktuar. Me këta dy unë kam dëgjuar kur janë shkuar në Rambuje kam dëgjuar për emrat e Kadriut dhe Xhavit Halitit…  Rreth Dick Marty asnjë pyetje nuk më është bërë. As nuk e kanë përmendur fare Dick Marty-in…. Jo jo asnjëherë se pyetje ma kanë bërë, a ke qenë në Shqipëri ndonjë herë në atë kohë?, i kam thënë jo dhe me atë ka përfunduar”, deklaron ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna  thotë se ndihet fajtor që nuk kërkoi që kjo Gjykatë tëvazhdonte punën e saj tutje.

Si i ftuar nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale me seli në Hagë beson se përmes këtij gjykimi do vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së, ndonëse ka pranuar se disa shkelje etike janë bërë pas përfundimit të luftës.

“ Ajo çka po shihet është pozitive, në mos pastë diçka nën plaf…ata i kishin dokumentet  të gjitha, m’i prezantojshin. Prej meje vetëm kam dhënë  një udhëzim administrativ, kam prezantuar se kemi dhënë si gjykatë udhëzime administrative se si duhet të sillet në burgje..Jo shumë pak, ne nuk  kemi pas kohë, nuk na ka premtuar koha, se lufta përfundoi shumë shpejtë, kemi menduar që do të luftohet nja 3 a 4 vjet së paku…Është një dilemë, shikuar sipërfaqësisht duhet me shkua se qëllimi ynë është që të pastrohet, ushtria çlirimtare e Kosovës si ushtri e rregullt që i ka respektuar  gjitha normat e luftës, por çka ka nën plaf nuk e di”, flet Dobruna për Kosova Press.

Dobruna thotë se konkretisht nuk është i informuar se në çfarë kohë do të ftohet përsëri nga Haga.

Përveçtij, javën që shkoi nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në Prishtinëështë intervistuar edhe ish koloneli, Safet Syla.

Kurse, të ftuar tjerë nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale janë edhe komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ai i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, si dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazif Mehmeti, Remzi Shala e Sabahajdin Cena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu