Rrëfimi për policin shqiptar që u vra në Kumanovë (VIDEO)

0
697

Isamedini

Në mesin e 8 policëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës ishte edhe Isamedin Osmani.

Vëllai i të ndjerit ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën dhe ka rrëfyer detaje nga dita e ngjarjes.

Në konfliktin e armatosur që u zhvillua me 9 dhe 10 maj në Kumanovë, njëri ndër policët e vrarë ishte edhe Isamedin Osmani.

32 vjeçari ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Maqedonisë.

Klan Kosova sjell rrëfimin ekskluziv të vëllait të të ndjerit.

Nuhi Osmani ka thënë se në ditën e 9 majit, kontakti me Isamedinin ka qenë i pamundur pas orës 17:00.

Lajmin për vrasjen e vëllait të tij Isamedinit, Nuhiut ia kanë kumtuar kolegët policë.

Familjari i policit të vrarë në Kumanovë thotë se nuk është i sigurt nëse Isamedini e dinte saktë se për ku ishte nisur me detyrë atë ditë.

Ndonëse polici shqiptar ishte në anën e policisë maqedonase, Nuhiu thotë se nuk e ka dëgjuar askënd të flasë keq dhe as ta kenë quajtur tradhtar Isamedinin, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, në varrimin e 32 vjeçarit, nuk kishin marrë pjesë asnjëri nga përfaqësuesit e shtetit apo dikush prej liderëve të partive politike në Maqedoni – madje as ata shqiptarë.

Nuhi Osmani ka thënë se ai nuk ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së dhe se edhe më herët kishte marrë pjesë në aksionet e forcave të rendit të Maqedonisë.

Isamedin Osmani ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij, djalin Jahjanë 6 vjeçar dhe vajzën Isranë 5 vjeçare. /KlanKosova/

Diten e vrasjes së Isamedinit nje klikim në Facebook, në profilin e ti shihej bisedat e tij me komunetin Maqedones qe e bente pa ndonje kompleks dhe ne at profil me shume shihej nje shoqeri Maqedone sesa Shqiptare dhe perdorimi i gjuhes Maqedone dhe thuaja fare pak i gjuhes Shqipe, që do thot se ky ishte nje Filo – Sllavomaqedon, gje që e deshmon se ky person paska marr pjese dhe ne vrasjen e Shqiptarve në Brodec të Malsis së Sharrit apo dhe në Radush në vrasjen e Harun Aliut, Komandant “Kushtrimit”

Konto e facebook-ut të keti Polici, esht mbyllur dhe nuk egziston me për opinionin.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=oGge-3Gsu38″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu