Rreth 50 profesorë ‘godasin’ rëndë Akademinë e Shkencave

0
549

 Rreth 50 profesorë ‘godasin’ rëndë Akademinë e Shkencave

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) është vlerësuar si cenuese e interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.

Rreth 50 nënshkrues të një peticioni, kryesisht profesorë të UP-së, kanë quajtur ASHAK-un një institucion të korruptuar dhe keqpërdorues dhe kanë ftuar Kuvendin që t’i shikojë pasojat e dëmet e veprimtarisë së ASHAK-ut, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Rreth pesëdhjetë profesorë, kryesisht mësimdhënës të Universitetit të Prishtinës, përmes një peticioni e kanë “goditur” Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Këta e kanë quajtur Akademinë cenuese të interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.

Zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, sipas grupit prej 47 profesorëve, janë vazhdimësi shqetësuese e një rrënimi të madh e të pakthyeshëm të këtij institucioni, shkruan “Zëri”.

“Zgjedhjet e fundit në të vërtetë dhanë alarmin se kjo Akademi nuk ka shërim, prandaj as shpëtim sepse kur e keqja përsëritet, kur paligjësitë, shpërdorimet, padrejtësitë, fyerjet bëhen sistemore, shpresa për t’u kthyer mbarë vdes”, thuhet në reagimin e përbashkët.

LEXO EDHE: Dallaveret e Rektoratit me pranimin e asistentëve në UP

Këta profesorë shprehen se Akademia ka mungesë të strategjisë shkencore, pastaj të projekteve të mëdha e të vogla të rëndësisë kombëtare, ka mungesë të platformave që do të kishin objekt proceset zhvillimore të fushave jetike për Kosovën.

Në mes profesorëve që kanë nënshkruar peticionin janë: Emin Kabashi, Agim Vinca, Sadri Fetiu, Shefkije Islamaj, Hakif Bajrami, Shefki Sejdiu, Basri Qapriqi, Rifat Blaku, Sali Bytyqi, Ag Apolloni, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu