Rreth identitetit

0
597

bislim-elshani-1
(Ngacmim nga vështrimi i Abdi Baletës: Brejtësit e identitetit shqiptar)

Identiteti është një fenomen dinamik dhe jo statik. Ngulmimet apo prognozat për një identitet kosovar alla Matoshi e Spahiu janë gomarllëqe mediokrish. Natyrisht që ka një nën-identitet kosovar, ashtu siç ka një nën-identitet lab, kolonjar apo mirditor. Është e vërtetë që Kosova ka bërë një rrugë të sajën nën sundimin serb, por rizgjimi i saj kombëtar, e për pasojë edhe formësimi identitar, ka ardhur si pasojë e ndikimit kulturor nga shteti amë. Ajo që është një trup i huaj brenda identitetit shqiptar/kosovar janë disa ndikime kulturore sllave dhe kontaminimi, jo vetëm religjioz, po edhe në stil jetese, nga islami ortodoks i Arabisë Saudite. Një dallim tjetër brendaidentitar janë raportet e theksuara patriarkale, të cilave regjimi komunist në Shqipëri u kishte shpallur luftë, ndërsa regjimi titist në Kosovë i kishte favorizuar. Një deficit tjetër kulturor e identitar i Kosovës në raport me Shqipërinë është edhe arsimi difektoz tradicional që po prodhon gjenerata të reja gjysmëanalfabetësh. Por këto janë dallime anësore dhe të tejkalueshme gjatë procesit të vetëdijësimit të mëtejshëm nacional e të progresit kulturor. Dhe nëse këto dallime janë më parë të meta se sa përparësi identitare të Kosovës, atëherë shtrohet pyetja mbi ç’bazë të shëndoshë apo të pëlqyeshme, historike e kulturore, do të krijohej një identitet i ri kosovar?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu