Rritet presioni ndërkombëtar mbi Hashim Thaçin

0
669

Hasha 3

Ditët në vijim do të janë tepër të rënda për Kryetarin e PDK’së. Diplomatët ndërkombëtar do t’i bëjnë presion Thacit që ta lejojë Flora Brovinën që ta thërras seancën.

Gazeta Express ka mësuar përmes burimeve të saja diplomatike se tashmë ka filluar një presion mbi PDK’në, dhe posacërisht Hashim Thacin, që të zhbllokojë situatën politike, duke e lejuar Flora Brovinën që ta thërras seancën.

“Presioni sa vijë e do të rritët. Patjetër që javën e ardhshme duhet të ketë seancë. Aty duhet të zgjedhen organët”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve PDK do të fitojë atë që ka kërkuar me ngulmë, pozitën e Kryetarit të Kuvendit, që tash duket se nuk e dëshiron më.

“Pasi të zgjedhet Kryetari i Kuvendit, atëherë në përputhje me Kushtetutën do të nis procedura për nomimin e kandidatëve, ose kandidatit, për kryeministër. Nuk duhet paragjykuar se kush me kënd do të bëjë koalicion. Duhet respektuar afatet e parashikuara”.

Sipas diplomatëve në Prishtinë, tash PDK duhet të tregojë se i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e parapara për thirrjen e seancës.

“Është i kotë dhe pa sens juridik insistimi i PDK për të arritur marrëveshje në pako, përpara se të thirret mbledhje. Kjo nuk është e mbështetur askund”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu