“Rruga e Arbërit”, Rama: Projekti nis në 2015-ën

0
689

Rama me kinezet

Qeveria ka nënshkruar mbrëmë memorandumin e bashkëpunimit me “Chinese Exim Bank”

“Rruga e Arbërit” është projekti i parë i cili pritet të marrë jetë vitin e ardhshëm. Kështu njoftoi kreu i qeverisë, Edi Rama, ku theksoi se do të realizohet falë bashkëpunimit me Kinës.

Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë me “Chinese Exim Bank” për zhvillimin e një sërë projektesh në vendin tonë, mësohet se do të nisë pikërisht me “Rruga e Arbërit”.

“U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

/Shekulli Online/ J.C./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu