RTK edhe njëherë me sulm të porositur kundër integritetit moral, politik, intelektual e njerëzor të Daut Xhemajlit

0
605

RTK nuk po e gjenë rrugën e informimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm të qytetarëve tanë, të cilët paguajnë për të. Televizioni publik i Kosovës është bërë altoparlant dhe instrument i grupeve të caktuara të interesit dhe i (gjysmë)agjenturave, të cilat veprojnë në këtë vend të papenguara. Muaj më parë ky televizion dha një (dez)informatë-kronikë me të cilën pa të drejtë akuzonte Kryetarin e Degës së PDK, Daut Xhemajlin për punën e një kanalizimi në një lagje të Vitisë. Menjëherë, pas reagimit të Daut Xhemajlit, dhe pas hulumtimit të provave doli se marrëveshja me CDI ishte nënshkruar nga kryetari i Komunës, N. Arifi, e jo nga D. Xhemajli. Kjo kronikë ishte bërë me porosi. Gazetari që e realizoi mori një shpërblim të majm nga komuna e Vitisë – N. Arifi, 5 000 euro nga buxheti i komunës, që janë të dokumentuara. Për këtë pata bërë një shkrim të posaçëm dhe i pata botuar edhe dokumentet e zyrës prokurimit në Viti.

Para dy dite, Kryetari i Degës së PDK në Viti, Daut Xhemajli, u sulmua për herë të dytë nga RTK-ja! Kësaj here sulmi mori përmasa dhe karakter më të gjerë e më të thellë. Kjo për arsye se Daut Xhemajli dhe Dega e tij nuk po pranonin të bashkëpunonin dhe ta mbështetnin kandidatin e kontrabanduar të nëntokës së Vitisë, të krimit, korrupsionit dhe uzurpimit në Viti e jashtë saj. Në sulmin e fundit kundër integritetit moral, politik, intelektual dhe njerëzor të Daut Xhemajlit u përfshi edhe “drejtësia”, u përfshi edhe njëri nga prokurorët e korruptuar deri në qafë, Shaban Spahia. Akoma pa u njoftuar i “akuzuari” njoftohet Televizioni dhe mjetet tjera të njoftimit! A mund të ketë shpërdorim më të madh të detyrës zyrtare se ky? I njëjti prokuror është përgjegjës për “mbylljen” e njërës prej veprave më të rënda penale në Viti, rastin e digës (pendës)! Se mos është i vetmi rast! Ky nuk është vetëm shpërdorim detyre, por kjo është vepër e rëndë penale e këtij prokurori. Vepër e rëndë penale dhe shpërdorim i rëndë i detyrës zyrtare është edhe ngritja e “aktakuzës” me porosi kundër Daut Xhemajlit me prova të sajuara, të paqena dhe të rreme. Nëse ka shkelje ose shpërdorim detyre edhe në këtë rast ato janë shkelje dhe shpërdorime të kryetari të komunës, N. Arifit, i cili është direkt përgjegjës për mospërmbushjen e detyrimeve të kontratës e jo Daut Xhemajli që s’ka lidhje me komunë tash e tri vjet. Po duket nga avioni që ky prokuror është peng i grupeve të caktuara, të cilat e kanë kapur për fyti edhe sistemin e drejtësisë dhe prokurorët e gjyqtarët e sojit të Shaban Spahiut, tw cilwt po e deformojnë dhe nxinw fotografinw e drejtwsisw nw vendin tonw.

E dimë që Nexhmedin Arifi, sipas asaj që ka deklaruar publikisht në RTK dhe në Këshillin komunal, i ka dorëzuar në prokurori 22 lëndë kundër Daut Xhemajlit dhe zyrtarëve të tjerë në Viti. Në fakt këto lëndë dhe këto shkelje dhe vepra penale (aty ku ka) janë kryer dhe janë vepra të kryetarit të komunës, N. Arifit. Bashkëpunimi i RTK me Shaban Spahiun dhe N. Arifin kundër Daut Xhemajlit është shpërdorim i përmasave të frikshme i një televizioni publik. Është detyrë e çdo gazetari dhe e çdo medie që duhet të jap një informatë të këtij karakteri që paraprakisht ta verifikoj (hulumtoj) atë rast, ta pyes edhe personin që po sulmohet-dëmtohet. Më bëri përshtypje edhe fakti që edhe mediet tjera dhe portalet e ndryshme e kanë marrë kallëp informatën-lajmin nga RTK dhe e kanë dhënë pa e lodhë fare trurin dhe mendjen, pa i vrarë fare ndërgjegjia profesionale dhe njerëzore. E gjithë kjo fushatë, i gjithë ky presion dhe shantazh kundër Degës së PDK-së dhe drejtuesve të saj është i pa shembulltë në historinë më të re të Kosovës! Apo ndoshta e gjithë kjo po bëhet që t’i trembin dhe frikësojnë të gjithë ata që guxojnë të mos pajtohen me korrupsionin, me krimin dhe nëntokën e këtij vendi? Nuk na ka ra të dëgjojmë dhe të shohim deri sot që kamera dhe gazetarët e RTK kanë ardhur në Viti për të bërë një kronikë televizive për “urën e shenjtë” të Vitisë. Nuk kanë ardhur as për digën-pendën e Vitisë, as për sa e sa uzurpime dhe trafikime të pronës komunale e “shoqërore”, etj. Me këto raste të rënda në Viti dhe më gjerë (ka edhe më të rënda) nuk po guxojnë të merren as prokurorët e tipit Spahiu, që e kanë detyrim ligjor, madje shpesh janë bashkëpunëtorë në këto vepra penale.

Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu