Rufi Osmani në uniformën e UÇK-së

0
890

Shkup, 28 janar – Në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal” ka mbërritur një fotografi ku duket kryetari aktual i Gostivarit dhe kryetar i RDK-së, Rufi Osmani, i veshur në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i shoqëruar nga komandanti dhe kryetar aktual i SHVL UÇK-së, Fazli Veliu.

Osmani ka konfirmuar për “Zhurnal” se ka qenë pjesëtar i UÇK-së, porse detyra e tij ka qenë udhëheqja e një fondi financiar për ndihmë, pranë kësaj armate.

Osmani pranon se kishte realizuar atëbotë edhe takime me kryesinë më të lartë të UÇK-së.

“Kjo fotografi pasqyron faktikisht bindjet e mia politike në raport me UÇK-në të cilën gjatë vitit 2001 unë e kam përkrahur në të gjitha drejtimet. Mirëpo për hir të së vërtetës, duhet të konstatoj se unë nuk kam qenë pjesëtar aktiv i UÇK-së në vitin 2001. Unë kam punuar si pjesë e logjistikës financiare, diplomatike, politike dhe të natyrave të tjera në funksion të promovimit të kryengritjes së armatosur shqiptare, si një kryengritje e drejtë në kuptimin historik në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve”, ka deklaruar kreu i RDK-së, Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu